Përmbytjet- Kryqi i Kuq Shqiptar përfundon fazën e parë të shpërndarjes së ndihmave


/ATSH/- Kryqi i Kuq Shqiptar përfundoi sot fazën e parë të operacionit të shpërndarjes së ndihmave për familjet në nevojë të prekura nga përmbytjet në jug të vendit, në fillim të muajit shkurt.
Sipas njoftimit nga Kryqi i Kuq Shqiptar janë 2619 familje që kanë përfituar paketa ndihme me ushqime dhe materiale jo ushqimore sipas standardit të Kryqit të Kuq. Kategoritë që përfituan nga kjo mbështetje ishin familje të prekura drejtpërdrejt nga përmbytjet dhe familjet me probleme sociale në zonat e përmbytura. Shpërndarja sipas qarqeve përfshiu në Fieri 1345 familje, në Vlorë 800 familje, në Berat 304 familje, Gjirokastër 60 familje dhe në Elbasan 110 familje.

Ky operacion u zhvillua në bashkëpunim me Lëvizjen Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, të cilat mbështetën menjëherë apelin e bërë nga Kryqi i Kuq Shqiptar në një shumë të konsiderueshme prej 246 000 franga zvicerane.

E menjëhershme ishte mbështetja e institucioneve të tjera si Vodafon Foundation Albania në shumën e 5 000 000 lekëve, Vodafone Group me qendër në Londër në shumën e 10 000 paund; të TAP, zyra në Shqipëri në shumën e 10 000 euro, etj. E veçantë për nga rëndësia dhe madhësia është mbështetja e Gjysmëhënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe në shumën prej 200 000 USD. 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Papa Françeskut për 2025: Përpjekja për vëllazëri njerëzore nuk është thjesht një slogan retorik