Përmbytjet/ Ministrja e Bujqësisë, Ekonomi: Të gjithë hidrovorët janë në punë, është garantuar energjia

Situata në të gjithë hidrovorët e vendit është në kontroll dhe puna vazhdon normalisht 24 orë në 24. Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, në një intervistë për Report Tv nga hidrovori i Hamallajt në Durrës tha se në të gjithë vendin, në bashkëpunim me OSHEE, është bërë e mundur që të ketë energji elektrike në të gjithë hidrovorët.

Teksa tregoi edhe pamjet, Ekonomi tha se në Hamallaj ka ende rezervë për të përballuar reshjet

"Në Durrës nuk ka përmbytje por vetëm ujë që ka dalë në sipërfaqe. Kanalet punojnë plotësisht dhe hidrovorët të janë në gjendje pune. Është komunikimi i drejtpërdrejtë me OSHBEE, emergjenca civile dhe kryetaret e bashkive. Nevoja për të pasur energji në të gjithë hidrovorët sot mund të themi që kanë qenë në punë plotësisht.  Puna dhe organizimi është i gjithë i koordinuar", tha Ekonomi.

Ministrja u shpreh se Lezha është drejtoria më problematike.

"Deri tani situata është duke u ndjekur, nuk ka informacion se gjëja e gjallë është dëmtuar nga përmbytjet.  Në Durrës 450-500 hektarë të dëmtuar. Drejtoria që ka shfaqur më shumë probleme është ajo e Lezhës", tha ndër tjera për Report Tv, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës