Reshjet dhe përmbytjet/ Ministrja e Bujqësisë, Ekonomi takon drejtorët rajonalë: Koordinim në evidentim të problematikave dhe adresim urgjent

Reshjet dhe përmbytjet/ Ministrja e Bujqësisë, Ekonomi takon drejtorët rajonalë: Koordinim në evidentim të problematikave dhe adresim urgjent

Gjatë takimit në Ministrinë e Bujqësisë

Duke marrë shkak nga situata me reshjet në vend dhe parashikimet për përmbytje në vend, mbrëmjen e djeshme në Ministrinë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) u zhvillua takimi me Drejtoritë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit (DRUK), si institucionet përgjegjëse të infrastrukturës ujorë në vend.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të ministres Ekonomi thuhet se gatishmëria e sistemit, ishte kryefjala e takimit dhe si hapi më emergjent në përballimin e kësaj situate mbetej koordinimin me strukturat e tjerë përgjegjëse si Prefekturat, Bashkitë dhe Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

"Për momentin është shumë e rëndësishme që hidrovoret në mbarë vendin të furnizohen pandërprerë me energji elektrike dhe DRUK të koordinohen në evidentimin e çdo problematike që vjen nga vështirësitë e motit dhe të adresohen pa humbur kohë. Në fjalën e saj ministrja Ekonomi riktheu në vëmendje turin e takimeve të javës së parë të punës, me detyrat përkatëse që u lanë për çdo rajon që infrastruktura e hidrovoreve, kanaleve të para dhe sistemi i kullimit të jetë në gjendje të përballojë këtë periudhe intensive reshiesh. Komunikimi do të vazhdojë dhe gatishmëria e strukturave në terren do të jetë maksimale", thuhet në njoftim.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë