Përmbytjet, ndihma nga shqiptarët
e Maqedonisë e Lugina e Preshevës

Përmbytjet, ndihma nga shqiptarët<br />e Maqedonisë e Lugina e Preshevës
Kryeministri Edi Rama është sërish dhe këtë fundjavë në Hoxharë të Komunës Darëzezë në Fier për të ndjekur nga afër rimëkembjen e zonave të përmbytura si në bagti ashtu dhe në prodhime.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook shprehet se rimëkëmbja vazhdon çdo ditë ku sot do të zevendësojmë 80 krerë dele të përmbytura në familjen Hoxha dhe lopën e familjes Troka, si dhe në Novosel për të shpërndarë paisje elektrike dhe ushqime për familjet e përmbytura.

“Sot në Hoxharë të Komunës Darëzezë për të zëvendësuar 80 krerë dele të përmbytura në familjen Hoxha dhe lopën e familjes Troka; në Novoselë për të shpërndarë pajisjet elektroshtëpiake dhe ushqime në famljet e prekura nga përmbytjet; si edhe në shtëpinë e re të Dhora Gjonit, e cila po ndërtohet nga e para pasi banesa para përmbytjes ishte në një gjendje krejt të mjeruar” shkruan Rama në rrjetin e tij social Facebook. Kryeministri Rama sjelë bashkë me postimin një set fotosh nga aktiviteti në Hoxharë të Komunës Darëzezë.

Po ashtu, kryeministri Rama nëpërmjet një postim tjetër në statusin e tij, bënë me dije se “Sot kanë arritur ndihma nga shqiptarët e Maqedonisë e Preshevës faleminderit me mirënjohje të thellë e një përqafim vellazëror të gjitheve!”.


edi rama
ndihmat presheve

Veliaj shpërndaj ndihmat nga Presheva: Brenda javës do të bëjmë kompesimet e fundit
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj ka ndjekur nga afër shpërndarjen e ndihmave të ardhura nga Presheva për familjet e prekura nga përmbytjet. Bashkë me një grup të rinjsh nga Preshevarë, ata dhuruan në 10 mijë euro mallra për banorët e prekur nga fatkeqësia natyrore.
erjon veliaj


“Emergjenca kaloi, brenda javës do të bëjmë kompesimet e fundit në Fier dhe në Vlorë”, u shpreh ministri Veliaj. Ai tha se të rinjtë e Preshevës janë bërë bashkë, përtej politikës, duke dhuruar shumën prej 10 mijë eurosh mallra për familjet e prekura nga përmbytjet.Gjithashtu, gjatë vizitës së tij në Fier Veliaj shoqërohej edhe nga përfaqësuesja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Tirane, Zineb Touimi-Benjelloun, e cila deklaroi se OKB ka dhuruar 50 mijë dollarë në ndihma ushqimore për familjet e përmbytura.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen