Përmbytjet në Gjermani, Angela Merkel viziton sërish zonat e goditura në Nordrhein-Westfalen

Kancelarja gjermane Angela Merkel është drejtuar sërish në landet të cilat kanë përjetuar përmbytje të shumta ditët e fundit. Ajo shoqërohet nga Armin Laschet, kryeministri i landit NRW dhe pasardhësi i mundshëm i Merkelit.

Ata vizituan qytetin Bad Münstereifel në rrethin Euskirchen, ku pati shumë shkatërrime. Kancelarja Merkel bisedoi gjatë vizitës së saj me përfaqësues të organizatave, me vullnetarë si dhe me banorë të zonës. Ajo vizitoi një depo ushqimesh që shpërndan furnizime për të prekurit.

 Më shumë se 165 vetë humbën jetën si rezultat i përmbytjeve javën e kaluar dhe dhjetëra të tjerë janë ende të pagjetur.

Më parë Merkel kishte vizituar zonat e prekura prej përmbytjeve të javës së kaluar në landin Rheinland-Pfalz, ku prej përmbytjeve kanë gjetur vdekjen 117 vetë. Në landin Nordrhein-Westfalen numri i të vdekurve deri në mëngjesin e së martës ishte 47.

Qeveria në anën tjetër njoftoi se po përgatit një paketë të madhe ndihme financiare për rajonin e prekur. Ndërkohë zyrtarët e lartë gjermanë hodhën poshtë kritikat se ata nuk kishin bërë sa duhet që të paralajmëronin banorët në zonat e goditura rëndë si dhe kritikat se nuk e kanë pasur si duhet nën kontroll gjendjen pas përmbytjes më të rëndë të vendit për disa dekada. Deri më tani, 196 njerëz janë konfirmuar të vdekur pas përmbytjeve – 165 në Gjermani dhe 31në Belgjikë.

Ndërkohë në Belgjikë, mbreti, mbretëresha si dhe kryeministri i vendit, morën pjesë në një ceremoni përkujtimore të martën për viktimat e përmbytjeve vdekjeprurëse në Evropën Perëndimore.

.Ceremonia e sotme u mbajt një ditë para ditës kombëtare të Belgjikës. Të gjitha festimet e nesërme do të anulohen ose do të pakësohen për shkak të jetëve të humbura në katastrofën natyrore.

Po kështu, flamujt e Bashkimit Evropian jashtë ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel u ulën në gjysmë shtizë të martën në shenjë solidariteti për viktimat e përmbytjeve vdekjeprurëse në Evropën Perëndimore.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor