Një tjetër shqiptare ka humbur jetën nga përmbytjet katastrofale që përfshinë Gjermaninë pak ditë më parë. Viktima është identifikuar si Vanesa Koxha dhe ishte nga Kaçaniku i Kosovës.

Lajmi është bërë nga familjarët e vajzës përmes një postimi në 'Facebook' ku theksohet se Koxha ka humbur jetën nga vërshimi tragjik i ujërave në Gjermani.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë, Vanesa Koxha, ndërroi jetë në vërshimin tragjik në Gjermani dhe varrimi bëhet këtu në Gjermani”, ka shkruar Emin Koxha.

Ndërkaq edhe ditën e djeshme ka humbur jetën një çift nga Peja e Kosovës që jetonin në Gjermani. Përmbytjet masive që ndodhën që nga e mërkura, në Gjermani, u kanë marrë jetën të paktën 160 personave. Vetëm në landin e Rheinland-Pfalz janë shënuar 112 viktima nga përmbytja. Dhjetëra janë kanë humbur jetën gjithashtu në Rhine-Westphalia Veriore fqinje. Ndërkohë që dhjetëra persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Postimi nga familjarët e Vanesa Koxhës