Përmbytjet në Europën Perëndimore, shkon pothuajse në 200 numri i viktimave! Ambasada Gjermane në Tiranë: Faleminderit shqiptarëve për mbështetjen

Pjesë të Gjermanisë perëndimore vazhdojnë të vuajnë përmbytjet masive që kanë përfshirë rajonin që nga e mërkura e javës së kaluar. Ndërkohë që deri më tani, kanë humbur jetën të paktën 160 persona.

Vetëm në Rheinland-Pfalz janë shënuar 112 viktima nga përmbytja. Dhjetëra janë vrarë gjithashtu në Rhine-Westphalia Veriore fqinje. Ndërkohë që dhjetëra persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.

 “Jam i frikësuar se numri i viktimave në këtë zonë do të rritet,” tha policia në një deklaratë, duke shtuar se të paktën 670 njerëz janë plagosur vetëm në Rheinland-Pfalzit.

Forcat e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar në zonat e prekura të Gjermanisë perëndimore, me nivelet e ujit që mbeten të larta në shumë qytete dhe shtëpitë që vazhdojnë të shemben në katastrofën më të madhe natyrore në gjysmë shekulli.

Më shumë se 20,000 burra dhe gra të ekipeve të shpëtimit janë angazhuar në zonat e prekura të dy shteteve për 24 orët e fundit, me ndihmën e Forcave të Armatosura.

Situata rëndë paraqitet edhe në vendet fqinjë ku në Belgjikë numri i viktimave ka shkuar, ndërsa më shumë se 160 persona rezultojnë ende të humbur.

Të paktën 1,100 familje kanë mbetur pa ujë dhe 3,700 pa ujë të pijshëm, sipas rtbf. Për arsye se 20 korriku u shpall ditë zie kombëtare nga Kryeministri i vendit, qyteti i Namur vendosi të anulojë festimin me fishekzjarrë që ishte planifikuar për 20 korrik, për festën kombëtare të 21 korrikut.

Shërbimet e urgjencës në Holandë janë në gatishmëri të plotë ndërsa lumenjtë e përmbytur kërcënojnë qytetet dhe fshatrat në të gjithë provincën jugore të Limburg. Sipas autoriteteve lokale, nivelet në rritje të ujit vazhdojnë të shkaktojnë përmbytje në zonë dhe situata mbetet kritike. Në Austri, zjarrfikësit janë në gatishmëri të lartë në zonat e Salzburgut dhe Tirolit.

“Shirat e mëdha dhe stuhitë fatkeqësisht po shkaktojnë dëme të mëdha në shumë zona të Austrisë,” tha Kancelari Sebastian Kurtz në një postim në Twitter.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:46
Përmbytjet katastrofale, Ambasada Gjermane në Tiranë: Faleminderit shqiptarëve për mbështetjen, fatkeqësi të tilla na kujtojnë që duhet të mbrojmë natyrën

Ambasada Gjermane në Tiranë ka falenderuar të gjithë qytetarët që i kanë dërguar mesazhe solidariteti në lidhje me përmbytjet që kanë përfshirë Gjermaninë ditët e fundit. Përmes një postimi në 'Facebook', ambasada Gjermane shkruan se fatkeqësi të tilla na kujtojnë se mbrojtja intensive e klimës dhe natyrës është shumë e rëndësishme nëse duam të parandalojmë ngjarje të tilla.

"Shkatërrimi i shkaktuar nga katastrofa e përmbytjes në Gjermani na tronditi të gjithëve. Ambasadori Zingraf dhe i gjithë stafi i ambasadës dëshiron të falënderojë për mesazhet e shumta të ngushëllimit dhe solidaritetit që na kanë mbërritur nga të gjitha anët këtu në Shqipëri, nga institucionet dhe qytetarët/et!

Kohët e fundit në 2002, 2005 dhe 2013 ka pasur përmbytje me shkatërrime të rënda si dhe viktima në Gjermani dhe vendet fqinje. Por numri i viktimave në katastrofën aktuale ishte shumë herë më i lartë. Rindërtimi do të zgjasë me vite dhe humbjet e jetëve të njerëzve janë të parikuperueshme. Fatkeqësia na kujton ne në Gjermani dhe në gjithë Evropën se mbrojtja intensive e klimës dhe peizazhit natyror është urgjente nëse duam të parandalojmë ngjarje të tilla vdekjeprurëse ose të paktën t'i zbusim ato.

Falenderojmë miqtë shqiptarë për shenjën e tyre të solidaritetit", shkruan ambasade gjermane në Tiranë.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë