Rrëshqitjet e dheut në Itali, shkon në 7 numri i viktimave, disa të zhdukur! Shpallet gjendje e jashtëzakonshme, Këshilli i Ministrave alokon 2 mln euro

ITALI- Ka shkuar në 7 numri i viktimave që kanë humbur jetën për shkak të një stuhie që goditi ishullin Ischia, në Itali, duke shkaktuar rrëshqitje dheu të mëdha, ndërsa zona më e prekur ishte Casamicciola.

Viktima e parë e konfirmuar, mbrëmjen e së shtunës, ishte 31-vjeçarja Eleonora Sirabella. Ndërsa ditën e sotme, gjatë ditës u gjetën dy trupa të tjerë të pajetë: ai i një vajze 6-vjeçare dhe i një gruaje të moshuar. Po ashtu raportohet se janë gjetur të pajetë edhe dy fëmijë të tjerë, mes tyre një foshnje e porsalindur, si dhe trupat e dy të rriturve që dyshoet se i përkasin së njëjtës familje.

Emrat e 7 viktimave: Eleonora Sirabella, e lindur në Ischia në 1991 (31 vjeç); Francesco Monti, lindur në Napoli në 2011 (11 vjeç); Maria Teresa Monti, e lindur në Napoli në 2016 (6 vjeç); Maurizio Scotto di Minico, i lindur në Lacco Ameno në 1990 (32 vjeç); Giovanna Mazzella, e lindur në Lacco Ameno në 1992 (30 vjeç); Giovangiuseppe Scotto di Minico, i lindur në Avellino në 2022 (vetëm 21 ditësh); Nikolinca Gançeva Bllagova, e lindur në Bullgari në vitin 1964 (58 vjeç).

Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit, të cilët dyshohet se janë mbuluar nga balta. Ditën e sotme, në një seancë të jashtëzakonshme Këshilli i Ministrave shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve, ndërsa akordoi edhe 2 milionë euro për ndërhyrjet e para.

Fondi që do të alokohet do të përdoret për riparimin e disa rrugëve të bllokuara, strehimin e përkohshëm të qytetarëve që iu janë prishur banesat, apo për të siguruar ushqim dhe çdo nevojë tjetër për qytetarët në zonat e përmbytura.

Kreu i Mbrojtjes Civile, Curcio, bën thirrje për kujdes për 48 orët e ardhshme, prandaj janë marrë masat edhe për evakuimin e rreth 200 personave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:05
Shkon në 7 numri i viktimave nga rrëshqitja e tokës në Itali

Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e tokës në Ischia në Itali është rritur. Ekipet e shpëtimit gjetën edhe dy trupa të tjerë të pajetë, që dyshohet se i përkasin së njëjtës familje, ku u gjetën 2 fëmijët e pajetë.

 

Ora 17:08
​​​​​​​Tragjedia në Itali, 20 persona të tjerë të izoluar pa ujë dhe energji elektrike

1669565358_LAPR1249kohGU3390145522104sKF656x492CorriereWebSezioni.jpg

Janë pesë familje që 36 orë pas përmbytjes së Casamicciola, nuk janë bërë ende të sigurta pavarësisht punës së shpëtimtarëve.

Rreth 20 njerëz, përfshirë të rritur dhe fëmijë, të gjithë të vendosur në shtëpitë në via Pera di Basso të cilat ende nuk kanë ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike. Ekipet e shpëtimit po dërgojnë një cisternë për t'i furnizuar me ujë, por ka mundësi që këta persona të qëndrojnë edhe një natë në shtëpitë e tyre.

Ora 17:00
Përmbytjet në Itali/ Shtëpinë e tij për pak sa nuk e përpiu balta, flet i pronari: Gjithçka u rrëzua para nesh

‘Shërbimet e urgjencës nuk arritën dhe në mbetëm të izoluar. Nga frika dolëm jashtë dhe ishim të gjithë në shi, ku qëndruam atje për disa orë, sepse ekipet e shpëtimit e kishin të vështirë që të arrinin tek ne. Para nesh ishte humnera dhe gjithçka ishte shembur, ishte si në një film surreal.'- u shpreh Botta.

Kështu u shpreh Enzo Botta-s, vila e të cilit për pak sa nuk u përpi nga balta e që është kthyer në simbolin e tragjedisë Casamicciola.

Ora 16:59
Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Itali, shkon në 5! Gjenden dy fëmijë në rrënoja, njëri i porsalindur

Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga përmbytjet në Itali në zonën e Casamicciola. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat edhe dy fëmijë, njëri prej tyre i porsalindur.

Ora 15:20
Përmbytjet në Itali, gjendet i mbuluar nga balta trupi i pajetë i një vajzë 6-vjeçare! Prindërit akoma të zhdukur

Trupi i pajetë i një vajze 6-vjeçare është gjetur i mbuluar nga balta, pas stuhisë që goditi Casamicciola në Itali, ndërsa vijojnë kërkimet për prindërit e saj. Vogëlushja e cila kishte veshur pizhame, ishte duke fjetur, kur shtëpia e saj u mbulua nga balta.

Ajo ishte vajza e Valentina Castagna dhe Gianluca Monti, të cilët po ashtu janë të zhdukur. Dyshohet se në të njëjtin vend ka edhe trupa të tjerë të identifikuar nga qentë e shpëtimtarëve.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipëria: 27/11/2022 09:29

    Edhe te ne vdiqën 2 vetë por nuk e shpallëm se vetëm 2 ishin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane