Përmbytjet në Kosovë, Autoritetet: Situata ende kritike

Përmbytjet në Kosovë, Autoritetet: Situata ende kritike

Foto ilustruese

Pas përmbytjeve të shumta të cilat përfshinë Kosovën 24 orët orët e fundit drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Letafete Latifi, ka paralajmëruar se gjendja e vërshimeve në Kosovë do të vazhdojë të jetë kritike dhe e rrezikshme. Ajo u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të jenë në gatishmëri në mënyrë që të ketë sa më pak dëme, derisa ka shtuar se nesër situata nga vërshimet pritet të jetë kritike.

“Më 10 janar pritet rritja e intensitetit dhe si pas gjitha këtyre parashikimeve dhe gjendjes hidrologjike me gjithë këto përmbysje pritet që kjo situatë të jetë kritike. Duhet të jemi në gjendje gatishmërie sepse nivelet maksimale të lumenjve do të shkojnë edhe më tutje”, ka thënë ajo për mediat vendase. 

Ajo ka shtuar po ashtu se vërshimet vijnë si rezultat i reshjeve dhe shkrirjes së borës, por që ndikim ka edhe faktori njeri, duke krijuar probleme me ngushtimin e profileve lumore, hedhjen e mbeturinave që krijohen, si dhe ndërtimi pranë tyre.

Ndërkaq drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës është njoftuar se është qetësuar situata nga vërshimet dhe se të gjitha rrugët janë të kalueshme.  Kujtojmë që komuna e Malishevës ishte njëra ndër zonat më të goditura nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe borës

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dirtën e djeshme disa komuna janë përmbytur. Komuna e Drenasit duket më e prekura. Zonat më të prekura janë qendra e qytetit, Komorani si dhe fshatrat përreth shtratit të lumit ‘Drenica’.

Nëntë familje me rreth 70 anëtarë janë evakuuar edhe nga lagjia “Shotë Galica” në Brekoc të Gjakovës, pasi shtëpitë e tyre janë konsideruar si të rrezikuara nga përmbytjet eventuale si pasojë e reshjeve të pandërprera të borës dhe shiut.

Ndryshe, ekipet komunal të të gjitha niveleve vazhdojnë të jenë në gjendje gadishmërie dhe të përgatitur për secilin intervenim të mundshëm në rast të përkeqësimit të situatës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai