Përmbytjet në Shkodër, prefektja Angoni për Report Tv: Situata e rënduar por nën kontroll! Nuk ka evakuime të familje, kemi furnizuar me ushqime

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit ka rënduar situatën e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës. Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni në një intervistë për Report tv tha se aktualisht kemi një situatë të rënduar me përmbytjet ku deri tani është nën ujë një sipërfaqe prej 3500 hektarë tokë. Angoni tha se problematikë mbetet Oboti që është i bllokuar, disa fshatra në zonën e Dajçit dhe se shumë shtëpi janë të rrethuara nga uji.

"Situata paraqitet e rënduar dhe sipërfaqja nën ujë është rreth 3500 hektarë tokë. Kemi shtëpia të rrethuara nga uji, Oboti është i izoluar, disa fshatra në zonën e Dajçit, kemi situatë të rënduar  por do të themi se jo të pakontrollueshme. Shtabi i emergjenca civile është në monitorim të situatës", tha Angoni.

Angoni tha se deri në këto momente nuk është parë e nevojshme evakuimi i familjarëve apo edhe gjësë së gjallë, por që situata është në monitorim të vazhdueshëm. E pyetur për kapacitetet per evakuim nëse është e nevojshme, Angoni tha se këto kapacitete janë por që për momentin nuk është bërë asnjë evakuim. Prefektja e Shkodrës tha se banorët e izoluar janë furnizuar me pako ushqimore dhe ushqime për gjënë e gjallë.

"Janë furnizuar me pako ushqimore dhe ushqim për gjënë e gjallë. Kemi shpërndarë 50-60 ton koncentrat në Obot, Moric, Muriqan, njësia administrative Ana e Malit. Kemi shpërndarë sasi uji të pijshëm dhe pako ushqimore. Nuk kemi bërë evakuim të gjësë së gjallë dhe familjeve, pasi nuk ka qenë e nevojshme. Në zonat e përmbytuar lëvizim me mjete lundruese, pasi niveli i lartë i ujit nuk bën të mundur lëvizjen e mjeteve të tjera", tha Agoni.

Mirëmenaxhimi i kaskadës së Drinit për Angonin ishte një nga pikat kryesor që shmangu një fatkeqësi edhe më të madhe. Aktualisht tha Angoni lumenjtë dhe liqeni është tepër i fryrë po nuk kanë sjellë probleme.

"Ka qenë menaxhimi i mirë i kaskadës së Drinit, duke marrë parasysh prurjet e shumta të reshjeve duke sjellë një shtim tepër të madh në nivelit të ujerave. Fryrja e lumenjve dhe liqeneve është tepër e tendosur. Deri në këto momente kemi një menaxhim të mirë të kaskadës së Drinit", u shpreh ajo.

Zona e nën Shkodrës prej një muaji është nën ujë kur sot regjistrohen 3700 ha tokë dhe janë rreth 150 banesa të rrethuara nga uji. Pritet që me ndërprerjen e reshjeve të ketë një ulje të nivelit në zonat e përmbytura edhe pse situata mbetet ende e rënduar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës