Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se po monitoron nga afër situatën e përmbytjeve në të gjithë Shqipërinë, duke paralajmëruar për përkeqësim të kushteve në disa zona të vendit.
Postimi i Ambasadës Amerikane në Facebook
Ambasada u bën thirrje shtetasve amerikanë në vendin tonë të tregojnë kujdes maksimal ndërsa situata e motit vazhdon të jetë e përkeqësuar.
"Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë vazhdon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut" thuhet në lajmërimin e Ambasadës.
Lajmi kryesor:
Përmbytjet, qeveria gati paketën e dëmshpërblimeve! Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave Civile! PD: Shpallni fatkeqësinë natyrore










