Në fshatin Vadardhë, njësia Administrative Sukth, ka nisur zbatimi i planit të evakuimit të banorëve banesat e të cilëve janë përmbytur.

Ministria e Brendshme Albana Koçiu, bëri të ditur se të gjitha ekipet e emergjencave janë në terren për të ndihmuar banorët e prekur.

Sipas Koçiut, rreth 500 qytetarë do të evakuohen dhe do të dislokohen me mjetet e Forcave të Armatosura. Situata paraqitet e vështirë, ndërsa në zonë janë angazhuar 6 mjete të Forcave të Armatosura dhe rreth 200 punonjës të emergjencave civile.

 ‘Jemi në Vardardhë në Sukth ku ka nisur plani i evakuimit. Të gjithë ekipet e meregjencavbe janë në terren për të evakuar vanorët që janë prekur nga përmbyrja janë 500 banorë që do të dislokohen me mjetet e forcave të armatorusa, situata është e vështirë janë 6 mjete të forcave të dislokuara dhe 200 punonjës në zonën e Vardardhës. Kam një thirrje për të gjithë qytetarët që të presin në banesa dhe të mos dalin dhe ta lënë banesën vetëm në çdo derë do të trokasin ekipet e emergjencave për ndihmë’, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Viktima e parë, 54-vjeçari humb jetën në Durrës! Evakuime në Katund të Ri, Sukth dhe 3 fshatra të Fierit e Vlorës (VIDEO)