Përmbytjet në vend, Berisha: Fatkeqësia në këtë mot është Edi Rama dhe ministrat e tij hajdutë! S'pranon fajin sepse s'do të dëmshpërblejë banorët

Nga selia blu, Sali Berisha ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për përmbytjet e ditëve të fundit në vend. Berisha tha se Rama dhe ministrat e tij hajdutë janë fatkeqësia për këtë vend.

‘Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe, qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë, e cila sillet sot si një organizatë e papërgjegjshme dhe ka lënë Shqipërinë një vend tërësisht të braktisur. Nga jugu në veri, rrugë të bllokuara, jetë të humbura, për shkak të infrastrukturës mesjetare, shembje masive për shkak të vjedhjes së fondeve në skarpate, rrënime të investimeve të bëra dhe dy vjet më parë. Shqipëria nuk pati një mot të madh dhe nuk ishte moti i madh, fatkeqësia e saj. Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë në këtë mot ishte Edi Rama dhe ministrat e tij hajdutë dhe të papërgjegjshëm për detyrën që kryejnë. U zhdukën, përveç Facebook-ut të Edi Ramës, nuk ka funksionuar asgjë.’- tha Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh se qeveria thotë se përmbytjet në Shkodër nuk ndodhën nga hapja e portave të tre liqeneve të kaskadës, për faktin se nuk do që të dëmshpërblejë për çdo metër katror banorët që janë përmbytur nga diga.

‘Duke shprehur solidaritetin tim të plotë me të gjitha zonat e dëmtuara, me banorët e Shkodrës, që u përmbytën nga digat, duhet të kesh logjikën e harbutit, të hapësh portat e tre liqeneve të kaskadës dhe të deklarosh se Shkodra dhe Nënshkodra nuk u përmbytën nga kaskada. Vetëm e vetëm se duhet të dëmshpërblesh për çdo metër katror të përmbytur nga diga. Katastrofë ishin përmbytjet në Lezhë, dhe vetëm pasi ikën ujëra, u bë i gjallë Pjerini. Shkoni e shihni inaugurimet e dy viteve më parë në Kune, se si i mori shiu i parë. Në Rehovë, një zonjë shtëpie, bashkëshorte, nënë, motër, 50vjeçare, humbi jetën në përroin e Torrovilës për shkak të urës së rrënuar. Për këtë qeveri, shqiptarët nuk ekzistojnë, ose ekzistojnë për vjedhjen e taksave të tyre. Edhe njëherë, dënoj me forcën më të madhe, qëndrimin e papërgjegjshëm ndaj kësaj situate dhe theksoj se fatkeqësia më e madhe nuk ishte ajo natyrore, por qëndrimi i qeverisë së Edi Ramës ndaj kësaj fatkeqësie.’- tha Berisha.

Prej ditësh për shkak të kushteve të paqendrueshëm atmosferike, ka pasur probleme nga përmbytjet kryesisht në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës. 15 shtëpi janë të rrethuara nga uji në Obot, ndërsa në gjithë territorin e Shkodrës vijojnë të jenë të përmbytyra 1400 hektarë tokë bujqësore. Si pasojë e reshjeve është rikthyer erozioni në kodrën e Currilave në Durrës dhe në Kune të Lezhës. Nga reshjet e borës vijon të mbetet i izoluar Thethi, ndërsa probleme raportohen dhë në fshatrat e Korçës e Skraparit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 23/01/2023 13:14

    Kur ishte berisha ne krye cdo qytet i shqipris permbytej se nuk mernin masa

    Përgjigju
  • Denis: 23/01/2023 13:11

    U sherua nga grushti ky Saliu,po pret tjetrin me duket hahah

    Përgjigju
  • ilir: 23/01/2023 13:08

    Ore berishe po ne kohen tende ne lundronim me varka hahaahaha

    Përgjigju
  • Armand: 23/01/2023 12:58

    Aman o Sale vec ti ske ftyr me fol per permbytje se e kemi pas shqiprin si Venecia nen uj kur ishe ti ne pushtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë