Nga Lezha, aty ku situata paraqitet problematike nga reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit në vend, të cilat kanë shkaktuar përmbytje, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka bërë një pasqyrim të situatës në vend për zonat e përmbytura.
Në një lidhje skype për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ministri Vëngu tha se situata nga moti i keq është përkeqësuar pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës, ku problematike mbetet lagjen “18 Shtatori”.
Ai tha se emergjencat civile janë në terren për të ndihmuar në evakuimin e banorëve, në rast se do të jetë e nevojshme. Ministri deklaroi se situata vijon të mbetet problematike edhe në Shkodër.
‘Gjirokastra që nga pasditeje e sot kemi një agravim të situatës në Gjirokastër, ka një vërshim të ujërave në lagjen 18 shtatori, janë forcat e armatosura rusa për ti ardhur në ndihmë për evakuime kemi disa të tilla. Energjia elektrike është ndaluar për efekte sigurie dhe shpresojmë që në vijim të krijojmë një situatë më pozitive në Gjirokastër dhe të mundësohet rikthimi i energjisë. Është problematike situata në Shkodër, përpjekja jonë ka qenë këto ditë e përqendruar në kaskadën e Drinit, në mirëmenaxhimi i saj dhe sot kemi një situatë të qëndrueshme. Që prej ditësh së shtunë forcat janë në terren aty’, tha ai.
Ministri tha se edhe në Durrës situata vijon që të jetë problematike, ku rreth 800 banesa janë përmbytur, ndërsa 180 banorë janë evakuuar. Sa i përket situatës në Lezhë, Vëngu u shpreh se ka pasur zona të prekura nga uji, por falë menaxhimit të mirë, gjendja është aktualisht nën kontroll.
‘Unë tani jam në Lezhë sepse jemi në monitorim në bastionin e Gjadrit kemi prurje të shumta. Situata në Durrës edhe ende problem janë 800 banesa të prekura dhe qindra të tjera të rrethuara nga uji, 180 banorë të evakuuar dhe të akomonduar pranë dy kavaleshencave në Durrës dhe aty do të ofrohet ushqim dhe shërbim mjekësor. Po reshjet e shiut do të vijojnë dhe nuk jemi ende jashtë rrezikut.
Ne kemi shpërndarë hartën e zonave të riskut në nivel kombëtar dhe kemi komunikuar me bashkitë dhe me prefekturat. Në Lezhë sot kemi pasur zona të prekura nga uji por situata është në kontroll sepse është mirëmenaxhuar. Kemi pasur situatë të vështirë në Laç’, tha ai.
Vëngu bëri me dije se deri më tani nuk janë konstatuar probleme në argjinatura.
‘Një lajm pozitiv ështe se në argjinatura s’kemi pasur probleme qoftë në Lezhë apo edhe në jug të vendit. Nëse reshjet nuk përkeqësohen do të jemi në një situatë që do ta mirëmenaxhojmë zonën e nën Shkodrës. Jemi në komunikim për të ulur kuotat dhe aty ku është e mundur të bëhen shkarkime. Në nivel vendor ka pasur gaditshmëri edhe nga Forcat e Armatosura, gomone, pompa thithëse kanë qenë në dispozicion’, tha ai.
Komente







