Përmbytjet në Vlorë, uji tërhiqet nga lagjet, po hiqet balta, e uji në garazhe Dredha e pranon: Shkak kanali i ujrave të shiut, u legalizuan ndërtimet mbi të!

Tirane-    Dy ditë nga përmbytjet që përfshinë qytetin e Vlorës pasditen e 4 tetorit 2024 vijojnë të dalin në pah dëmet e mëdha. Prej mbrëmjes së djeshme uji tashmë është tërhequr nga lagjet, ndërsa vijon të jetë në garazhet nëntokësore të pallateve ku dhjetëra makina u përmbytën.

Nëpër rrugë punonjës të bashkisë por dhe ushtria po ndihmon të heqin llumin dhe baltën që ka lënë pas uji. Në rrugën ‘Albano e Romina’, biznese e banesa, një nga lagjet më të dëmtuara të qytetit, tek kisha Ortodokse dhe biblioteka e qytetit uji u largua në orët e vona të mbrëmjes së 5 tetorit duke i lënë vendin baltës. . Prezencë të ujit, ka vetëm në garazhet nëntokësore të pallateve. Janë 9 garazhe, ku do të përdoren mjetet e emergjencave për të tërhequr ujin.

Kryetari i bashkisë së Vlorës nuk ngutet të japë një shifër sa është dëmi por që dukshëm është i madh.

Bilanci, ende shpejt. Nuk dua të flas me numra evazivë. Kudo që shkojmë konstatojmë që ka problematika, sidomos në shtëpitë private, si në zonën Pusmezini, lagjja Kushtrimi, zona Karabash" tha Dredha në një prononcim për median mesditën e sotme.

Në bibliotekë uji në katin e parë ka arritur në 50 centimetra. Kudo është baltë. Drejtoresha e Bibliotekës thotë se është shkatërruar tërësisht sektori i librave për fëmijë.

Punonjësit e Bibliotekës po përpiqen të shpëtojnë çfarë të munden, ndërsa në një tryezë hidhen njëri mbi tjetrin librat e dëmtuar nga uji e balta. 

 “Të themi që situata është diçka mirë, jo. Uji është gjysmë metri i futur, kati i parë i librave të sektorit për fëmijë është komplet i shkatërruar. Por kanë shpëtuar shumë libra. Nuk është hera e parë që përmbytet biblioteka, është hera e tretë që përmbytet në këto 30 vjet. Janë duke u llogaritur dëmet dhe janë duke u  bërë procesverbalet. Kemi shpëtuar sa mund të shpëtohet. Do bëhet bilanci i librave të dëmtuar dhe të humbur", tha ajo. 

Edhe ambientet e jashtme të Kishës ortodokse kudo ka baltë

Dëme shumë të mëdha janë dhe në lagjen ‘Karabash’ ku kalon kanali i ujrave të larta. Këtu problematika është e vështirë. E pranon dhe vetë kryetari

 ‘Problematika është më e madhe se është zonë informale” tha ai në prononcimin e mbrëmjes së djeshme

Në lagjen 'Karabash' banorët teska përpiqen të pastrojnë shtëpitë nga balta, të dërrmuar se mundi i jetës u shkoi dëm, denoncojnë se i gjithë faji ishte mospastrimi i kanalit që u kalon afër shtëpive. Denoncojnë ndërtimet e urave lidhëse pa kriter e pa leje ndërtuar përgjatë kanalit të ujrave të larta por dhe faktin që kishte vite pa u pastruar edhe pse kishin bërë disa herë kërkesa tek autoritetet vendore.  

Pranon se shkak i përmbytjeve të qytetit ka qenë dhe kanali i ujrave të larta. Një problem i denoncuar dhe nga banorët e lagjes 'Kushtrimi", një nga zonat më të goditura nga përmbytjet.

"Dua ta them dhe kushdo ta ngrejë zërin ta thotë fort. Kanali i ujrave të larta ka probleme të mbartura ndër vite qoftë kjo dhe për shkak të investimeve të gabuara që janë bërë nga individë por dhe  institucioneve që janë përqafuar dhe legalizuar. Nuk mund të them që është bërë tani, por ndër vite. Këto kanë sjellë problematikën e madhe të shkojë uji ku të shkojë aty ku duht të shkojë por ndonjëherë ka dalë jashtë kapaciteteve" tha ai në një prononcim për median.

Dredha thotë se kemi të bëjmë me një problem kompleks ndër vite dhe për të cilin duhet të punohet për një zgjidhje.  Ndërkohë janë shpërndarë 300 pako me ushqime për familjet e prekura nga përmbytjet. 

Dredha premton kompensim por i kërkon banorëve të bëjnë durim

“Unë kërkoj nga të gjithë qytetarët të jenë të duruar se këto pasojat që la prurjet e reshjeve nuk zgjidhjen brenda sekondave” tha Dredha.

Ende nuk është bërë një bilanc i dëmeve që u shkaktuan nga përmbytjet ndërkohë që 33 familje, me 55 persona u evakuuan dhe u strehuan në konvikt. U përmbyt dhe zona historike dhe xhamia e qytetit. 33 familje, me 55 persona janë evakuuar dhe janë strehuar në konvikt prej pasdites së 4 tetorit. Në ndihmë të bashkisë Vlorë, janë angazhuar 31 efektivë të FA me 10 mjete transporti dhe 8 motopompa me kapacitete të ndryshme.

Në bashkëpunim me Rezervat e Shtetit janë dërguar për banorët e prekur 4,5 ton mallra ushqimore, 1,5 ton ujë dhe 200 litra detergjentë.

Dje drejtuesi i politik i PS në Vlorë Bledi Çuçi i cili shkoi në Vlorë nuk dha përgjigje se kush janë përgjegjësit për mospastrimin e kolektorëve por tha se do të nisë një verifikimin për të gjetur se çfarë çedoi. 

Mësimet që morëm, sidomos në zonat informale, ku ka munguar urbanizimi, kryetari i bashkisë do aprovojë ndërhyrjet, për të pastruar sidomos ato ndërtimet pa leje mbi kolektorë që janë çmenduri dhe që duhet të marrin fund përfundimisht', theksoi dje Çuçi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:50
Përmbytjet në Vlorë/ Kryebashkiaku Dredha thirrje banorëve për durim: Problemet nuk zgjidhen brenda sekondave
 

300 pako me ushqime janë shpërndarë sot për familjet e dëmtuara nga përmbytjet e 4 tetorit.

Në një prononcim për median kryetari i bashkisë tha se është shpejt për të dhënë një shifër për bilancet e dëmeve por që parashkohen të jenë të mëdha. Sidomos dëme janë në shtëpitë private.

“Bilanci, ende shpejt. Nuk dua të flas me numra evazivë. Kudo që shkojmë konstatojmë që ka problematika, sidomos në shtëpitë private, si në zonën pusmezini, lagjja Kushtrimi, zona Karabash" tha Dredha në një prononcim për median mesditën e sotme.

Kryebashkiaku i Vlorës pranon se shkak kryesor i përmbytjeve të mëdha ka qenë kanali i ujrave të larta, por thotë se kemi të bëjmë me një problem të mbartur ndër vite, pas të cilave shfaqen dhe problematika të tjera ajo e ndërtimeve pa leje të individëve të cilët më pas janë dhe legalizuar.

“Vajtëm e bëmë inspektim të kanalit të ujrave të larta. Dua ta them dhe kushdo ta ngrejë zërin ta thotë fort. Kanali i ujrave të larta ka probleme të mbartura ndër vite qoftë kjo dhe për shkak të investimeve të gabuara që janë bërë nga individë por dhe  institucioneve që janë përqafuar dhe legalizuar. Nuk mund të them që është bërë tani, por ndër vite. Këto kanë sjellë problematikën e madhe të shkojë uji ku të shkojë aty ku duht të shkojë por ndonjëherë ka dalë jashtë kapaciteteve.

Shkak duhet përmendur dhe rënia e madhe e reshjeve të shiut për 2 orë.

“Por mos të harrojmë reshjet shumë të mëdha në qytet. Kanë qenë 180 mlm shi në sekondë për 3 orë. Ishte e pamundur të përballohej nga një kanal por të paktën të bënim pjesën tonë”

Cfarë do të bëhet me kanalin e ujrave të larta?

“Po e studiojmë me vëmendje. Nëse ka problematika që mund ti përmirësojmë tek pjesa e kanalit të ujrave të larta do të marrim masa konkrete, por patjetër duke e diskutuar me jurist që edhe hapat që do të ndërmarrim të jenë brenda kuadrit ligjor. Projekt konkret do të ketë”

Dredha u kërkoi banorëve të prekur nga përmbytjet të bëjnë durim pasi do të kompensohen.

“Unë kërkoj nga të gjithë qytetarët të jenë të duruar se këto pasojat që la prurjet e reshjeve nuk zgjidhjen brenda sekondave” tha Dredha.

Ora 13:33
Përmbytjet në Vlorë/ Ushtria në ndihmë për heqjen e ujit nga garazhet e përmbytura

Uji është tërhequr nga rrugë e qytetit të Vlorës por garazhet nëntokësore të pallatave vijojnë të jenë të përmbytyra. 

Për këtë ka ardhur në ndihmë edhe ushtria ku sipas pamjeve të siguruara nga Report Tv,po bëhet tërheqja e saj me pompa të fuqishme.

Në ndihmë të bashkisë Vlorë, janë angazhuar 31 efektivë të FA me 10 mjete transporti dhe 8 motopompa me kapacitete të ndryshme, informoi sot ministria e Mbrojtës.

Ora 12:49
Përmbytja e kishës Ortodokse në Vlorë, e mbuluar tërësisht nga balta pas tërheqjes së ujit! Shikoni videon

 

Kisha Ortodokse në qytetin e Vlorës është mbuluar tërësisht nga balta pas tërheqjes së ujit, nga reshjet e dendura të shiut të rëna në 4 tetor.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se ambientet brenda po ashtu edhe ato jashtë të Kishës janë mbuluar tërësisht nga balta.

Ndërsa ka nisur edhe pastrimi nga punonjësit e pastrimit për të hequr baltën që ndodhet në çdo ambientë, shihet se përmbytja ka shkaktuar edhe dëme.

Ora 12:05
Përmbytjet në Vlorë/ Biblioteka e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Sektori i librave për fëmijë komplet i shkatërruar! Hera e 3-të në 30 vite (VIDEO)

 

Reshjet e dendura të shiut të rëna në (4 tetor) në Vlorë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në biznese dhe banesa, ndërsa dëme të konsiderueshme ka pasur edhe në bibliotekën e qytetit.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet që biblioteka është tërësisht e mbuluar nga balta, pas tërheqjes së ujit. Ndërsa ka nisur edhe pastrimi i ambienteve të bibliotekës, në tokë dhe në tavolina shihen ende libra të dëmtuar dhe karrige të shkatërruara. 

Drejtoresha e Bibliotekës Iltana Koleka, bënë me dije për Report Tv se kati i parë i bibliotekës ku është sektori për fëmijë është thuajse i shkatërruar.

Sipas saj, kjo është hera e 3 që biblioteka përmbytet, ndërsa dëmet janë të mëdha.

“Të themi që situata është mirë, nuk është. Uji është gjysmë metri i futur, kati i parë i librave të sektorit për fëmijë është komplet i shkatërruar. Por kanë shpëtuar shumë libra. Nuk është hera e parë që përmbytet biblioteka, është hera e tretë që përmbytet në këto 30 vjet. Janë duke u llogaritur dëmet dhe janë duke u  bërë procesverbalet. Kemi shpëtuar sa mund të shpëtohet. Do bëhet bilanci i librave të dëmtuar dhe të humbur", tha ajo. 

Ora 11:46
Përmbytjet në Vlorë, vijon pastrimi i rrugëve nga inertet dhe heqja e ujit nga garazhet nëntokësore! Nis evidentimi i dëmeve

Në qytetin e Vlorës vijon sot puna për pastrimin e disa akseve nga inertet dhe heqjen e ujit nga garazhet nëntokësore të disa pallateve.

Në ndihmë të bashkisë Vlorë, janë angazhuar 31 efektivë të FA me 10 mjete transporti dhe 8 motopompa me kapacitete të ndryshme, informoi sot ministria e Mbrojtës.

Sipas porosisë së lënë në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Prefekturë është kontaktuar me strukturat lokale për të evidentuar sa më shpejt sipërfaqen e përmbytur, banesat, bizneset, objektet shtetërore, shkollat, objektet kulturore, qendrat shëndetësore, rrugët, automjetet dhe çdo infrastrukturë tjetër të prekur.

Në bashkëpunim me Rezervat e Shtetit janë dërguar për banorët e prekur 4,5 ton mallra ushqimore, 1,5 ton ujë dhe 200 litra detergjentë.

Forcat operacionale do të vijojnë punën deri në kthimin e plotë të situatës në normalitet.

Ora 09:31
FOTOLAJM/Përmbytjet në Vlorë/ Jepen ndihma ushqimore e veshmbathje për familjet e evakuuara

Familjet e dëmtuara nga përmbytjet në Vlorë po ndihmohen me ndihma ushqimore dhe veshje.

Janë 33 familje që janë evukuar në konvikte ndërsa dëmet janë të mëdha.

Në një postim në facebook kryetari i bashkisë Ermal Dredha publikoi foto nga shpërndarja e ndihmave. 

Dredha u shpreh gjithashtu se në ditët në vijim, bashkia, së bashku me grupet e dedikuara, do të dalë në terren për të ndihmuar qytetarët dhe për t’u siguruar që ata marrin mbështetjen financiare të nevojshme, për të rikthyer normalitetin në jetët e tyre.

Ora 07:59
Përmbytjet në Vlorë, tërhiqet uji nga lagjet por garazhet e pallateve janë plot, nis pastrimi! Dredha: Kemi bërë strategji të qartë

Në qytetin e Vlorës, i cili u përmbyt pasditen e 4 tetorit uji ka ikur nga lagjet, ndërsa problematikë mbeten garazhet ku dhjetëra makina janë të përmbytura. Kryebashkiaku Dredha ka deklaruar se ka një strategji të qartë për të ndërhyrë sot.

“Problematikë mbeten garazhet e pallatave. Kemi bërë një strategji të qartë si do të operojmë për garazhet e pallateve. Janë 9 në total garazhe pallatet që do të ndërhyjmë” tha kryetari I bashkisë së Vlorës Ermal Dredha në një prononcim për median në orën 22:30 të mbrëmjes së të shtunës, 5 tetor.

Faza tjetër do të jetë dalja në terren për të takuar familjet dhe bizneset që janë dëmtuar. Kryebashkiaku premtoi kompensim

“Do të jemi të bashkërenduar duke takuar çdo qytetar për të treguar gjithë hallkat që do të ndjekin nëse do të ketë trajtim financiar dhe jo vetëm. Njerëzit të jenë të qetë se aq sa kemi ne në dorë do të bëjmë maksimumin tonë për ti ndihmuar të kthehen në normalitet. Duke pasur dhe trajtimin financiar që i takon”

Ende nuk ka një bilanc të saktë të dëmeve që shkaktuan jo më shumë se 3 orë shi të pasdites së 4 tetorit shoqëruar dhe me shpërthimin e kanalit të ujrave të larta.

“Ju kërkojmë ndjesë që nuk mund të menaxhonim më shpejt se kaq. Por sic e patë dhe vetë ishte përtej mundësive njerëzore, pasi ishin gati 180 mln shi në second që kanë rënë për dy orë e gjysmë. Ne do të jemi në gadishmëri” tha Dredha.

S.G/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timi: 07/10/2024 08:22

    Keshtu ja futni legalizimeve ju po kur ndertohet inspektoriati juaj rri kafeneve ben nje sy qor dhe nje vesh te shurdher

    Përgjigju
  • Ilir leshbushtri: 07/10/2024 06:27

    Si mos me keq do e mar vet situaten ne dore.paaftesi e madhe aty ne bashki

    Përgjigju
  • Po mër po: 07/10/2024 02:20

    Fajin e ka nona e nongratave të nongratave.

    Përgjigju
  • Iris: 07/10/2024 02:03

    Natyra ben punen e saj e se ndalon dot,por ama nxjerr sheshit dhe gabimet e njerezve.Keta ankohen per ndertime pa leje,pse u lejuan?! Ankohen se keto ndertime pa leje u legalizuan! Ato ndertime te paligjshme dukeshin shume /te ligjshme/ kur duhej vota dhe keshtu u legalizuan.Banoret ankohen per pleherat qe kane mbushur kanale,rruge e demtuar kolektorin,kush i hodhi ato plera aty?! Natyra hedh shi,po plerat i keni hedhur vete.Bashkia duket se fle gjume,as kanale s'pastron e hap dhe as pleherat nuk i mbledh sic duhet e nuk shperndan thase me rere qe perdoren ne kesi rastesh kur vine stuhi te tilla qe nuk mund t'i quash as /tropikale/,pse kaq te lehta jane dhe po aq absurd eshte demi i tyre.Drejtoresha e bibliotekes qe thote se jane permbytur tre here,ka kohe te vere make-up per kamerat,por nuk ka patur kohe asnjehere te dergonte nje pastrues te mbushte thase me rere ne plazh qe e kane aq afer per t'ja vene dyerve te bibliotekes,ose t'ja kerkonte te pakten bashkise t'ja siguronte.Kryeministri duhet te vinte aty,te shihte demet,jo te vije vetem per inagurime,vota e festen kombetare dhe te mos kete merak se nuk i lagen kembkat se vetem nje pjese e Vlores eshte permbytur.

    Përgjigju
    • Ilia profi: 08/10/2024 12:12

      Une mbaj mend perpara shume kohesh na vinin te pastronin kanalin tek spitali ,pusi i mezinit,dhe kanali tek fabrika e cimentos dhe vlora nuk kishte permbytje

  • Populli: 06/10/2024 22:25

    Po e kaluat paq do mbyteni serish me keq.. Dikush duhet ta paguaj kete dam

    Përgjigju
  • Lili Jerasi: 06/10/2024 21:35

    Per mendimin tim , kryetari i Bashkise duhet te mbaje pergjegjesi, ose te dorehiqet. Boll me.

    Përgjigju
  • Tourist: 06/10/2024 19:55

    THIRST THING! RUBISH!!! How can it be possible to have plastic rubish everywhere in Vlore. On beach, in forest, on the streets... everywhere. it is not surprise that rubish blocked water canal in such case. City Council should organize better cleaning but mainly PEOPLE should not throw rubish everywhere.

    Përgjigju
  • Klaidi: 06/10/2024 17:08

    Zoteri ju ke i dhen leje per parking privat mbi kanalin e ujrave qe derdhet mbi lungomare ...ftoj shqiptarja news te investigoj .mos na bej hipokrizi

    Përgjigju
  • Hasan Kamberi: 06/10/2024 16:34

    I bëj ftesë deputetit Ilir Metaj të bëjë një foto në shtëpitë e përmbytura dhe ta nxjeri në facebook

    Përgjigju
    • O Hasan: 06/10/2024 22:54

      Ai ka vajtur te bej kapelon floket te parukierja

  • John: 06/10/2024 16:07

    Lerini keto "reshjet biblike" se nuk i ha njeri. Nuk ndertohet shteti me llafe dhe postime ne Facebook. 10 vjet e ca né pushtet, né zonen qe ka thithur me shume investime, dhe mjafton gjysem ore shi per te nxjerr ne pah cfare ka bere hajduteria me parate e shqiptareve.

    Përgjigju
  • Realiteti: 06/10/2024 16:04

    O Sali o katran cfare i ke bere ketij vendi o Sali Berisha. E shkaterrove komplet o Sali shiko Vloren si e ke katandisur nga korrupsioni jot i shfrenuar. I shkreti Edi Rama do ti duhen edhe 16 mandate te tjera te rregulloje pislleqet e tua. Ai edhe pse 30 hapa para nesh edhe pse po sakrifikon veten duke punuar 36 ore ne dite prape se prape ska derman qe rregullon horrlleqet e tua. Perpara per Shqiperine 2130!!

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 06/10/2024 15:27

    Dhi e zgjebosur , bishtin perpjete. Ka keshtu e perkufizon nje vlonjat 24 karat kete kryetar bashkie.

    Përgjigju
  • Arben: 06/10/2024 15:09

    Kur fitorja eshte 100% e sigurte, atehere kuptohet qe bashkia abuzon dhe pasojat po i verejme! Ky popull nuk e kupton qe me vote i behet presion autoriteteve drejtuese per te bere more pungent qe e kane per detyre! Populli ka hallin me te madh qe shoket e partise te shkojne mire me njeri tjetrin!

    Përgjigju
  • Kryetari prej letre: 06/10/2024 14:47

    O kryetar po ti qënke i pa përgjegjshëm fare ,,Dole pas shiut me 5 kalamaaë të bësh propagandë? Po pse çfarë kujton ti se vlonjatët janë budallenj? Nuk E dinë se çfarë turme prej hajdutësh dhe patronazhistët ke mbledhur rreth vetes ? Çfarë ke bërë ti që sa more atë postë ,,Ti nuk ke idenë e shtetit dhe pushtetit vendor ? Roftë Xhaxhi Gramoz se të ishte Leli në vendin tënd,,Rama do ta kishte groposur tek ai kanal që zotrote e ke 200 m larg kolltukun tënd,,,Për ty dhe gjithë këtë paçavure nuk ka thënë asgjë,,. Ti je një i paaftë dhe fudull,,Kjo që ndodhin

    Përgjigju
  • esma: 06/10/2024 14:13

    Leber hesapi,,idiote njesoj si maloket,,,duhet ti mbash nen fre,,,ndryshe ja se c'bejne,,,ndertojne ku ti teket,, e si ti teket,,,a e mbani mend ate pallatin 10 katesh ne buze te detit,,,,qe e prishi edi rama ,,qe ja marrsha te keqen,,,edhe asnje lek mos ju jep o edi rama,si demshperblim,,,jane vete fajtore,,,ndertojne mbi kanal,,kjo behet vetem ne bangladesh....ptu.ptu.ptu....,,,

    Përgjigju
  • Tutu: 06/10/2024 10:44

    Sikur ky idioti kryetar bashkie ta dinte kuptimin e fjales “strategji”…

    Përgjigju
  • Vlonjat: 06/10/2024 10:40

    Tani qe u morren masa konkrete mos e cani bythen se nuk do përmbyten me .... Shtet mavri qe mendon vetem per pastrimin e nje cope lulishte ne lungomare dhe pjesa tjeter e qytetit eshte e zhytur ne pisllek 12 muaj viti. Vlora historikisht ne 34 vjet ka mallkim per kr bashkie te gjithe hajduter kusar dhe te paafte. Mos u ngopshit

    Përgjigju
  • Ilir: 06/10/2024 10:34

    Ky Sokol Kaninaj I Kanalizimeve do mbaj ndonje pergjegjsi apo 3 dite edhe do kaloj? Ato pompat I kontrolloje, punonin ato apo donin ndonje tender?

    Përgjigju
  • Ago Agai: 06/10/2024 09:31

    Kjo nusja qe pispilloset gjithe diten para pasqyres por qe nuk lan menderen eshte problemi...

    Përgjigju
  • xXx: 06/10/2024 09:05

    Lerini perrallat dhe jepuni njerezve demshperblimin se 90% i fajit eshte per paaftesine tuaj...

    Përgjigju
  • Armando: 06/10/2024 09:03

    Po si nuk ju vjen pak turp se ujin nga garazhet po e heqin vet banoret.palè ne vijn dhe ndrikulla deputete na ben moral per punen e palodhur te qeveris dhe bashkis

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 06/10/2024 08:59

    Kush ka pergjegjesi per permbytjet ne Vlore ?per mendimin tim ka Zoti qe po mer hake per popullin qe ndertoi vend e pa vend duke grabitur tokat dhe duke vjedhur .Ndergjegjesohuni ,po ne venderti e tjera a ka pasur permbytje ? Po , çfar kane bere ata njerez ? Ndihmonin njeri tjetrin per te perballuar katastrofat naturale, turp qe vetemdini te ankoheni dhe te qendroni me duart ne bythe per lemoshe , qyl çdo gje e doni .Zoti ju Marte hakun

    Përgjigju
    • @Mara nga Burreli, patronazhiste nè bodrum.: 06/10/2024 10:33

      "Patjetèr qè zoti ka faj" moj Mara false. Pèr njè byrek me gjizè, bèni palaçon kètu dhe derdhni gjithè dizanterinè e trurit tuaj tè sèmurè, pèr tè mbuluar diellin me shoshè. Korrupsioni, "Mara nga bodrumi", korrupsioni dhe krimi, janè arsyet e gjèndjes shqiptare. Ai zoti qè kèrkon ti tè fusèsh nè lojè kètu,,,mos u mèrzit se ai i sheh njerèzit bolla si ti dhe ua jep aty ku u dhemb mè sè shumti. Vetèm durim. "Punè tè mbarè" ,,,"Mara".

    • Vlora: 06/10/2024 10:00

      Në vendet e tjera përmbytjet vinë si rrjedhojë e daljes së lumenjve nga shtrati dhe jo nga mungesa e kanalizimeve. Vlora nuk u përmbyt nga fatkeqësia natyrore por nga paaftësia e pushtetit qëndror e lokal. Lejet për ndërtim i jep komandanti. Ndërtimet i bëjnë çunat e Dubait. Mara jeni bër sekt kriminal. Pale dhe na mallkoni popullin. Jeni të pa dinjitet dhe jeni njerëz me familje dhe gojë të shthurur. Hajduta që kanë vjedhur 50 miliard euro në 10 vjet thonë na u prish idrovori. Ti Mara nuk je fare emigrante por je ndonjë nga ato të bunga-bunga në zyrën e ndonjë drejtori të rilindjes. Turp!

    • xXx: 06/10/2024 09:33

      Ty te paska bere italiani kraniotomi...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?