Përmbytjet në Vlorë/ Biblioteka e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Sektori i librave për fëmijë komplet i shkatërruar! Hera e 3-të në 30 vite (VIDEO)

 

Reshjet e dendura të shiut të rëna në (4 tetor) në Vlorë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në biznese dhe banesa, ndërsa dëme të konsiderueshme ka pasur edhe në bibliotekën e qytetit.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet që biblioteka është tërësisht e mbuluar nga balta, pas tërheqjes së ujit. Ndërsa ka nisur edhe pastrimi i ambienteve të bibliotekës, në tokë dhe në tavolina shihen ende libra të dëmtuar dhe karrige të shkatërruara. 

Drejtoresha e Bibliotekës Iltana Koleka, bënë me dije për Report Tv se kati i parë i bibliotekës ku është sektori për fëmijë është thuajse i shkatërruar.

Sipas saj, kjo është hera e 3 që biblioteka përmbytet, ndërsa dëmet janë të mëdha.

“Të themi që situata është mirë, nuk është. Uji është gjysmë metri i futur, kati i parë i librave të sektorit për fëmijë është komplet i shkatërruar. Por kanë shpëtuar shumë libra. Nuk është hera e parë që përmbytet biblioteka, është hera e tretë që përmbytet në këto 30 vjet. Janë duke u llogaritur dëmet dhe janë duke u  bërë procesverbalet. Kemi shpëtuar sa mund të shpëtohet. Do bëhet bilanci i librave të dëmtuar dhe të humbur", tha ajo. 


Lajmi kryesor:

Përmbytjet në Vlorë, uji tërhiqet nga lagjet, po hiqet balta, e uji në garazhe Dredha e pranon: Shkak kanali i ujrave të shiut, u legalizuan ndërtimet mbi të!


S.B/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës