-Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti inspekton në Fier dhe Vlorë situatën e përmbytjeve nga shirat-
TIRANE, 31 Janar /ATSH/- Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i cili është nisur drejt zonave më problematike si pasojë e përmbytjeve, u shprehu se situata është në kontroll.
I ndodhur në Novoselë të Vlorës, që prej mesditës të së shtunës, ministri Panariti në një prononcim për mediat, tha se, "lumi i Vjosës ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve të shiut ndërsa shtabet e emergjencës po monitorojnë situatën në 24 orë."
"Situata është në kontroll dhe po vihen blloqe betoni, atje ku ka më shumë rrezik", tha ministri Panarit, ndersa vuri ne dukje se në dy hidrovoret është kthyer energjia elektrike, po ashtu edhe në qytetin e Fierit, duke bere te mundur venien në punë të hidrovoreve me kapacitet të plotë në këto zona.
Ai shtoi se në këto zona është ngritur Shtabi i Emergjencës që po monitoron situatën pa ndërpreje. Ndërsa Shtabi i Bordit të Kullimit po merr masa për mbrojtjen e argjinaturës në lumin Vjosë.
Më herët Ministri Panariti,u ndal në qarkun të Fierit, ku inspektoi nga afër situatën problemtatike për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe në një prononcim telefonik për mediat, kreu i Bujqesise siguroi se po merren të gjitha masat për venien ne kontroll te situatë se permbytjeve. e,xh/ /a.g/







