Për vitin 2026 qeveria ka parashikuar një fond prej 2.8 miliardë lekësh për mbrojtjen civile dhe parandalimin e fatkeqësive, me qëllim rritjen e sigurisë përballë fatkeqësive natyrore dhe forcimin e masave parandaluese.
Kjo është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, 1 miliardë lekë do të jepen në formën e transfertës së kushtëzuar për Emergjencat Civile, nga të cilat 500 milionë lekë do të përdoren për kompensimin e qytetarëve të prekur nga fatkeqësitë natyrore, ndërsa 500 milionë lekë të tjera do të shkojnë për investime.
Po ashtu, sipas Kryeministrit, qeveria ka planifikuar 1.5 miliardë lekë për financimin e projekteve që synojnë parandalimin e fatkeqësive natyrore, si dhe 300 milionë lekë të dedikuara për projekte në digat dhe rezervuarët.
“Fondet e parashikuara për mbrojtjen civile synojnë rritjen e sigurisë përballë fatkeqësive natyrore, garantimin e kompensimit për qytetarët e prekur, si dhe forcimin e masave parandaluese për reduktimin e rreziqeve në të ardhmen”, theksoi Rama.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
48.8%
-
Të gabuar
37.7%
-
Nuk e di
13.4%
Vota total: 2120
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëmet nga shirat, 2 banesa rrezikojnë shembjen në Memaliaj! Dëmtohen rrugët dhe linjat e ujërave të zeza
1 Mars, 18:16
-
Moti i keq/ Probleme me energjinë elektrike në Lezhë, disa fshatra në errësirë prej mesnatës së kaluar, OSHEE në terren për riparimin e defekteve
20 Shkurt, 15:22
-
Shirat e dimrit nxjerrin në pah punimet e dobëta të rrugëve! Çarje në aksin Librazhd-Përrenjas, qarkullimi me një korsi! Shembje në Gjirokastër-Tepelenë, Qeparo-Kuç, Maliq-Gramsh
20 Shkurt, 08:05
-
Përkeqësimi i motit/ Kapiteneria e Portit Vlorë ndalon lundrimin për anijet e vogla deri ditën e nesërme
19 Shkurt, 12:59
-
‘Të premten reshje shiu dhe stuhi’- Meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit: Javën tjetër vjen 'pranvera' e parakohshme
18 Shkurt, 19:30
-
Moti i keq, shtyhet me disa orë lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi
17 Shkurt, 21:20
-
Moti i keq/ Situatë emergjente në rezervuarin “Aksi 2-2” në Funar, rrezik për daljen e ujit mbi digë! Problematika edhe në rrugë
17 Shkurt, 16:16
-
Reshje dëbore në veri e juglindje të vendit, ARRSH: Pothuajse të gjitha akset të kalueshme, mbetet e bllokuar vetëm Qafë Thora (VIDEO)
17 Shkurt, 09:06
-
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin (VIDEO)
15 Shkurt, 19:53
-
Stuhitë e forta dhe pluhuri Afrikan godasin Greqinë, pezullohet lundrimi në të gjithë vendin
15 Shkurt, 17:20
-
Reshje të dendura dëbore në Qafë Thore/ ARRSH: Qarkullimi vijon pa probleme, grupet janë në terren (VIDEO)
14 Shkurt, 20:25
-
Pas hapjes së rrugës provizore që lidh fshatrat Matogjin dhe Bashaj, nisin punimet për ndërtimin e urës! Pritet rikthimi i normalitetit në qarkullim
14 Shkurt, 15:19