Kryeministri Edi Rama njoftoi hartimin e një plani të përbashkët mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes për forcimin e mbrojtjes nga përmbytjet, duke synuar ndërhyrje në infrastrukturën kritike si kanalet, argjinaturat dhe hidrovoret. Kryeministri Edi Rama u kërkoi kryebashkiakëve që t’i nisin ministrit Ervin Demo një plan ku të evidentojnë pikat e dobëta të sistemit të mbrojtjes.

"Në bashkëpunim me ministrinë e Bujqësisë dhe të Mbrojtjes kemi bërë një dokument për krijim e një ure bashkëpunimi për rezistencën i infrastrukturës kritike. Kam parasysh është infrastrukturën mbrojtëse, kanalet, argjinaturat, hidrovoret që janë themelore për të mbrojtur tokat, shtëpitë nga përmbytjet, si edhe për të siguruar në mënyrë të vazhdueshme mirëfunksionimin e këtij sistemi. Këtu kemi nevojë për ju në një aspekt, na duhet dhe do të duhet t’ia përcillni ministrit Demo analizën tuaj për pikat e dobëta të sistemit të mbrojtjes. Kemi të dhënat e ministrisë së Bujqësisë, kemi të dhënat e krizave që kanë kaluar më parë dhe nevojave të bëra me dije më parë, por duke pasur nga ju në një format shumë të thjeshtë pikat e dobëta dhe me prioritete kjo na ndihmon në planin për ndërhyrje që do rriten si rezultat i këtij formatimi. Duke futur në punë dhe ministrinë e Mbrojtjes qoftë në aspektin e financimit, por edhe të forcave. Kemi bërë plan për të rritur kapacitetet e brendshme që të bëhen drejtpërdrejtë nga forcat xheneiere”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama cakton detyrat për bashkitë: Përforcim i infrastrukturës mbrojtëse, na nisni pikat e dobëta! Do të prodhojmë zjarrfikëse, plan kombëtar për parkimet