Një grup pune është ngritur për të verifikuar dëmet nga përmbytjet në bujqësi. Ministri Andis Salla në konferencë për shtyp tha se do të niset me kompensimin e fermërëve të prekur. Por, qeveria synon t’i shmangë probleme të tilla nga përmbytja. Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Financave janë duke punuar për një skemë sigurimi të bujqësisë sipas modelit turk.
“Siç ju e keni parë, ne kemi qenë në terren bashkë me emergjencat civile, Ministria e Bujqësisë, por edhe bashkive të vendit, për të verifikuar dhe të pasur në kohë reale dhe mbështetjen ndaj atyre fermerëve që janë prekur kryesisht në territor, qoftë te blegtoria që ne e kemi çuar një paketë mbështetje për ushqimin e kafshëve por edhe familjeve që u prekën nga përmbytjet që kanë kaluar në mbështetjen e menjëhershme nga institucionet, si bashkia, apo edhe AKMC-ja. Kemi bërë një grup të përbashkët midis Ministrisë së bujqësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe shumë shpejt do të kalojmë në mbështetjen e tyre. Çdokush do të mbështetet si masë e procedurave që ne do të vendosim. Shumë shpejt do dalim me një raport të përbashkët. Jemi duke punuar edhe me Ministrinë e financave për sigurimin e bujqësisë, sigurimin e fermave, sigurimin e të gjithë bizneseve të procesit të bujqësisë që ta kalojmë në një hap tjetër që nesër ne mos të kemi problematika të kësaj natyre. Jemi duke marrë modelin turk si model”, tha Salla.
Lajmi kryesor:
Risi në skemën e bujqësisë, Salla: 7-10 mijë euro grante për të rinjtë që hapin biznes në blegtori! 7 laboratorë për sigurinë ushqimore












