Këtë të enjte, 16 kamionë dhe makineri të rënda kaluan përmes doganës së Morinës, në Kukës, me destinacion zonat e mbuluara nga uji.
Zëvëndës shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, gjeneral Dedë Prenga ka falenderuar qeverinë kosovare dhe FSK-në për këtë ndihmë, që ka si qëllim lehtësimin e situatës.
Ndërsa homologu i tij, gjenerali Rrahman Rama ka deklaruar se masat janë marrë në kohë rekord për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë.
Kamionët kanë mbërritur tashmë në 3 fshatra të njësisë administrative të Dermenasit, duke ofruar grurë, misër dhe lëndë të tjera bazë. Ndërkohë, ushqime janë ofruar edhe për 670 lopë e 3.400 dele.
Kjo është hera e tretë brenda pak ditëve që në drejtim të territorit të Shqipërisë kanë udhëtuar ekipe të emergjencave civile të Kosovës, të cilët kanë ofruar asistencë teknike dhe ushqime, kryesisht për njerëzit në zonat rurale dhe bagëtitë e tyre

G.F / Shqiptarja.com










