TIRANE, 2 Shkurt /ATSH/- Deputeti i Partisë Demikratike, Edmond Spaho i  kërkoi sot qeverisë të ngrejë menjëherë Shtabin Qendror të Emergjencës, e të shumëfishojë praninë dhe punën e agjensive qeveritare në terren, për t'i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe komuniteteteve të rrezikuar nga situata e përmbytjeve.
Në një dalje për mediat nga slia blu, deputeti Spaho tha se pavarësisht përpjekejeve të shtabeve vendore situata është e papërballueshme.
"U bëjmë thirrje qytetarëve në zonat e përmbytura t'u përgjigjen thirrjeve të autoriteteve për evakuim apo për masa të tjera sipas rastit.Degët lokale të Partisë Demokratike, deputetët dhe të zgjedhurit vendorë janë në kontakt të përhershëm me banorët dhe do të bashkëpunojnë me autoritetet për të kontribuar në zgjidhjen e vështirësive. Jeta e qytetarëve dhe prona e tyre janë përparësi absolute", tha ai. /e.xh/ /a.g/