Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për situatën e rëndë të përmbytjeve që kanë përfshirë Durrësin, Vlorën, Lezhën dhe disa qytete të tjera të vendit.
Tabaku thotë se ajo që po ndodh nuk është pasojë e kushteve atmosferike, por rezultat i drejtpërdrejtë i dështimit të qeverisë në parandalim dhe menaxhim.
Tabaku nënvizon se Shqipëria po përballet çdo vit me të njëjtin skenar: digjet në verë dhe përmbytet në dimër, jo për shkak të natyrës, por për shkak të mungesës së dorës së shtetit dhe investimeve parandaluese.
Sipas saj, emergjencat civile, infrastruktura mbështetëse, sistemet e ujitjes dhe kullimit, si dhe masat parandaluese janë lënë pas dore prej vitesh.
“Këto nuk janë fenomene që duhen menaxhuar rast pas rasti, por duhen parandaluar me politika serioze dhe investime të qëndrueshme,” deklaroi Tabaku.
Deputetja kritikon ashpër edhe prioritetet buxhetore të qeverisë, duke vënë në dukje se fondet për ujitjen dhe kullimin janë më pak se 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që buxheti për kontrata koncesionare, të cilat ajo i cilëson korruptive, arrin nivele shumëfish më të larta. Sipas saj, kjo nuk është rastësi, por një zgjedhje politike që lë në harresë nevojat reale të qytetarëve.
“Në morinë e vendimeve të Këshillit të Ministrave, nuk është gjetur ende koha për të zbatuar një ligj jetik për sigurinë e qytetarëve,” thekson ajo.
Komente






Sude Tabaku Jorida oligarja qe ka grabitur miliarda e gjeti shkakun i buron truri shume " zgjuarsi"tradhetares se Shqiperis!
Përgjigju