TIRANË - Në zonat që u pëmbytën në fillim të muajit shkurt, në komunën Novoselë të Vlorës, pjesa më e madhe e banorëve të zonës i janë rikthyer normalitetit, ndërsa shumë prej tyre janë dëmshpërblyer për dëmet që u shkaktuan nga përmbytjet.
Ekspertë të shëndetit publik në qytetin bregdetar kanë zbarkuar në terren dhe po vazhdojne dezinfektimin e qendrave  shëndetësore, institucioneve arsimore dhe më pas do të merren me banesat private.
Kreu i Drejtorisë Rajonale të Shëndetit në qytetin e Vlorës, Kastriot Caka, shprehet se, po vijon ende procesi i dezinfektimit, ndërsa ka  filluar akvitivitetin normal jeta ekonomike e kësaj zone. /ATSH/