TIRANE, 11 Shkurt  /ATSH/- Të gjashtëmbëdhjetë bankat tregtare që operojnë në vendin tonë kanë marrë listën e banorëve kreditorë, që do të përfitojnë nga ngrirja e interesave për një periudhë 2 vjeçare, si pasojë e dëmtimeve që pësuan nga përmbytjet e diteve te fundit.
Zv.ministri i Bujqësisë, Alban Zusi, në një debat televiziv ku është diskutuar  bilanci i dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, tha se " të gjitha bankave, u jane derguar listat e familjeve të prekura nga përmbytja dhe se te merkuren nis rakordimi për t'u pezulluar pagesa e kësteve të kredisë për të paktën dy vjet.
Kryeministri Edi Rama ne nje takim për përballimin e situatës në zonat e përmbytura u kërkoi pak ditë më parë drejtuesve të bankave, qe kredimarrësve te zonave bujqësore të përmbytura, t'iu jepej koha e nevojshme, për shlyerjen e kësteve të kredisë.
"Dëmtimi i prodhimeve të tyre dhe serave i vendos fermeret në kushte të vështira. Këtyre kredimarrësve duhet t'iu jepet koha e nevojshëm."- ka thënë Rama në një deklaratë për mediat pas ketij takimi , duke shtuar se  "përgjigja e bankave kishte qene  e qartë që do ju  krijohej kjo lehtësi." e,xh/f.n/