Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke mohuar plotësisht që të ketë lidhje me dosjen “Epstein”.
Ajo shkruan se nuk ka pasur kurrë njohje, takim apo kontakt me pedofilin famëkeq. Sipas saj, korrespondenca elektronike e palëve të treta nuk përbën dhe dëshmon asnjë lidhje mes tyre.
Jahjaga thotë se emaili përmend presidentin, por nuk e identifikon për kë bëhet fjalë dhe njëkohësisht, as kërkesën e takimit.
“Raportimet mediatike për ‘lidhjen time’ me dosjen ‘Epstein’ janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.
Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar.
Në këtë email të palëve të treta përmendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë cili, dhe nuk përmendet kërkesa për takim në emër të tij apo të saj.
Çdo raportim ndryshe është insinuatë dhe mashtrim i opinionit, siç mund të vërehet lehtë nga dokumentet.
Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani”, shkruan ish-presidentja.
P.J/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
32.9%
-
Jo
60.5%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 2266
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja ‘Epstein’/ Publikohen dëshmitë e Bill dhe Hillary Clinton, mohojnë të kenë pasur lidhje me financierin
3 Mars, 10:35
-
Dosja Epstein/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies! ‘Skuadra’ e mjekëve (bashkëpunues) të financierit pedofil
1 Mars, 16:40
-
Kryevepër arkitekturore, zbulohet rezidenca luksoze që Epstein u përpoq ta blinte një ditë para arrestimit në 2019-ën
27 Shkurt, 08:31
-
Bill Clinton për çështjen Epstein: Nuk kam bërë asgjë të keqe, nuk kisha asnjë dijeni për krimet e tij
27 Shkurt, 08:14
-
Skandali Epstein/ Hillary Clinton dëshmon në Kongresin amerikan: S'kisha dijeni për krimet e financierit! Të merret në pyetje edhe presidenti Trump
26 Shkurt, 13:48
-
‘Ai e di që është vepër e Charles’, emaili zbulon çfarë shkruante Epstein ditën që Andrew humbi detyrën
25 Shkurt, 21:38
-
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore, por mohon përfshirjen në krimet e Jeffrey Epstein: Ishte gabim i madh, më vjen keq
25 Shkurt, 17:10
-
Dosja Epstein, shkencëtari Stephen Hawking shfaqet mes dy vajzave me bikini! Foto edhe nga apartamenti sekret i financierit amerikan në Paris
25 Shkurt, 10:22
-
Tirana ka vajza të jashtëzakonshme/ I doli emri në dosjen ‘Epstein’, ish-kreu i KiE tenton vetëvrasjen, shtrohet në spital
24 Shkurt, 16:13
-
I doli emri në dosjen Epstein, ‘The Sun’: Rikthimi i bujshëm i modeles shqiptare mes skandalit dhe ekranit
24 Shkurt, 15:43
-
U arrestua për lidhjet me Epstein, lirohet me kusht ish-ambasadori britanik Mandelson
24 Shkurt, 08:09
-
I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA Peter Mandelson!
23 Shkurt, 18:20