I arrestuari Genci Koraqe, 46 vjeç, banues në Berat është ndaluar nga pala greke dhe gjatë përpunimit të të dhënave në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare Tre Urat, ky person rezultonte i shpallur në kërkim.
Policia:
Policia bëri me dije arrestimin e këtij personi pasi: Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë me shkresën nr. 2081/1 datë 27.10.2015 sjell urdhërin e datës 27.10.2015 për ekzekutimin e vendimit nr. 425 dt.12.10.2015 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest me burg” për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim , i mbetur në tentativë " parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22 të Kodit Penal.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com