Përmet, Berisha: PS, alternativa e
mashtrimit, rrit taksat e heq TVSH-në

Përmet, Berisha: PS, alternativa e<br />mashtrimit, rrit taksat e heq TVSH-në
PERMET- Kreu i Partisë Demokratike ka prezantuar në Përmet kandidatët për deputet për zgjedhjet e 23 qershorit. Berisha ka ftuar banorët e këtij qyteti që të votojnë PD, në mënyrë që vendi të ecë drejt bashkimit Europian.
 
“Ju ftoj të bashkoheni me ne, në një fitore e cila shqiptarët pa dallime partiake do t'i bëjnë anëtarë të BE, do t'i çojë përpara drejt Europës. Një fitore e cila synon të punësojë qytetarët, të krijojë vende të reja pune. Ju ftoj të bashkoheni me ne në një fitore ku ne synojmë që të gjithë të kenë rroga më të larta dhe një jetë më të mirë. Ftoj qytetarët të bashkohen me ne në një fitore që do të japë më shumë të ardhura. Fitorja e PD do të mundësojë punësimin e të rinjve dhe qytetarëve të Përmetit, do të zhvillojë turizmin në këtë qytet dhe do të shfrytëzohen burimet ujore të këtij qyteti. Po kështu nxënësit e këtij qyteti në sajë të arsimit arsimor do të jenë në nivele të lartë siç do donin frashërlinjtë. Këto janë pjesë e programit të PD-së”, tha Berisha.

Berisha tha se Rama provokon me rilindasit e tij.

“Na pengoi për mëse 1 vit, që më së fundi u detyrua të votojë ligjet. Alternativa tjetër është ajo e mashtrimit. Këtu nga sheshi i Frashërinjve, dua t'i them Edi Ramës, vetëshpallja juaj për rilindas. Shpallja e Tom Doshit për Sami Frashër, Gramoz Ruçin si Naim Frashër, e Ansatas Angjeli si Koto Hoxho nuk ka gjë më të keqe. Ky është një provokacion i pandershëm i pa denjë, që prek kjo vetëm përmetarët, por shqiptarët në katër anët e rajonit, që kanë të rilindasit shenjtorët e tyre të identitet kombëtar. Së dyti theksoj këtu se për disa miq në këtë shesh që u kujtohen vitet 67-70 të njëjtën përpjekje djallëzore bëri Enver Hoxha që u përpoq të dënonte rilindasit tanë, por e kuptoi se nuk mund ta bënte pa kaluar mbi trupat e shqiptarëve. Hiq dorë mos i përdhos rilidasit kombit me Tom Doshin, Gramoz Rucin, Ansatas Angjelin. Bëj alternativën tënde”, tha Berisha.

Berisha e ka cilësuar PS si alternativën dështimit, pasi sipas tij parashikon rritje të taksave dhe heqje të TVSH-së për disa prodhime bujqësore, gjë që do ndikojë negativisht në vend.
 
“I bej thirrje Ramës se vetëshpallja juaj si rilindës nuk ka fyerje më të madhe për qytetarët. Ky është një provokacion që prek jo vetëm përmetarët e shqiptarët në Shqipëri, por çdo shqiptar në botë që shohin tek rilindasit identitetin e tyre kombëtar. Dy gjërat e rrezikshme të asaj alternative, janë rritja e taksave dhe heqja e TVSH-së për 5 prodhimet ushqimore", shtoi kreu i PD.
 
Kreu i PD përmendi arritjen në fushën e integrimit, anëtarësimin në NATO, heqjen e vizave dhe kërkesën e statusit të vendit kandidatë për në BE.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë