PERMET- Hajduti serial vepron sërish në Përmet. 33 vjeçari i dënuar 4 herë për vjedhje, dhe më pas i liruar është arrestuar sot pasi akuzohet se është autori i vjedhjes me thyerje të zyrës postare në fshatin Sukë të rrethit të Përmetit.

Prangosja e tij është bërë sot në mëngjes në orën 08:00 njofton policia e Gjirokastrës. Françesko Kasaj me nga fshati Zhepovë i Përmetit kishte arritur të vidhte dy kompjutera së bashku me aksesorët të cilët ishin vendosur nga Posta për të punuar në internet falas qytetarët. I riu ka shqyer kasafortën për të marrë lekët por nuk ka gjetur dhe është larguar. Më pas i ka fshehur kompjuterat e vjedhur së bashku me aksesorët në një pjesë të pyllëzuar në vendin e quajtur Marove në afërsi të fshatit Sukë.

Policia pasi ishte vënë në ndjekje ndaloi Françesko Kasaj në vendin ku I kishte fshehur sendet e vjedhura. Ai ka tentuar të largohet por pas disa minutash ndjekie nga ana e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Përmet dhe e Specialistëve  të Seksionit për Hetimin dhe Prandalimin e Krimit është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i tij.

VJEDHJET E KASAJT
Në vitin 2008 në qytetin e Përmetit ka vjedhur me thyerje një Farmaci dhe një banesë
Në vitin 2009, ka vjedhur me thyerje Kishën e Shën e Premtes në Përmet.
Në vitin 2010 ka vjedhur me thyerje në Përmet një lokal llotari të lojarave të Fatit .
Në vitin 2011 , ka vjedhur me thyerje në Përmet zyrën e Sigalit dhe nje lokal.

(Foto sendet e vjedhura që u sekuestruan nga policia)
(sg/shqiptarja.com)