TIRANE - Qeveria ka vendosur me një akt normativ që të mbajë paratë e gjithë bashkive në mënyrë që të shlyejë kompaninë CEZ për borxhet e prapambetura. Një akti normativ kundërshtohet në mënyrë të prerë dhe cilësohet absurd nga kryebashkiakët e majtë.

Kryetari i bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe në përgjigje të këtij akti mbylli sot dyert e bashkisë për të gjithë punonjësit dhe qytetarët. Në një prononcim telefonik për TV A1 Report, Jaçe shpreh shqetësimin sepse qeveria ka hequr grantin për pjesën e mbetur të vitit për këtë bashki ç’ka do të thotë se nuk do të mund të ketë shërbime në çerdhe, kopshte, por dhe nuk ka fonde për të paguar këshilltarët.

“Është një situatë e pazakontë e paralajmëruar. Përtej gjithë atyre vështirësive që pushteti vendor ka patur ditët e fundit u Ditët e fundit u njohëm me aktin normativ ku pjesa e mbetur e grantit për tre mujorin e fundit të vitit i është hequr nga buxheti i bashkisë së Përmetit dhe ka kaluar për subvencion për ndërmarrjen e ujësjellësit të qytetit.”- thotë Jaçe.

Ai nënvizon se bashkia nuk ka lidhje me ndërmarrjen e ujësjellësit dhe e quan aktin normativ të papërgjegjshëm.“Ne nuk kemi asnjë lidhje me ndërmarrjen e Ujësjellësit. Ata janë shoqëri aksionere dhe nuk ka lidhje me buxhetin e bashkisë së Përmetit. Nuk ka vlerë Kushtetuta dhe ligji për pushtetit vendor, por ka rëndësi një akt normativ i qeverisë, që mund ta quaj të papërgjegjshëm”- nënvizon kryetari i bashkisë së Përmetit Gilbert Jace.

Zoti Jaçe thotë se do të thërrasë këshillin bashkiak për të zgjidhur situatën bashkia e Përmetit nuk ka më fonde për shërbimet në varësi të saj por as fonde për të paguar këshilltarët. “Prandaj kushdo që do të punojë deri në fund të vitit le të punojë pa u paguar.

”Për periudhën e mbetur të vitit nuk do kemi mundësi të paguajmë mirëmbajtjen e shkollave, kopshteve, dhe funksionimin normal të gjithë administratës, dhe këshilltarëve që janë detyrim i qeverisë qendrore të deleguara pranë pushtetit vendor. Unë do të thërras mbledhje të këshillit bashkiak. Dhe nëse qeveria nuk bën ndërhyrjen e duhur do të mbyllen bibliotekat cerdhet, kopshtet. Dhe do të ftoja punonjësit e bashkisë nëse duan të punojnë pa pagesë le të punojnë.”- thotë në lidhje telefonike zoti Jaçe.Ai shton se kjo situatë nuk është situatë e ndodhur vetëm në Përmet. “Prek bashkitë e majta dhe të djathta është një vendim në kufitjë e absurdit”