Një 35-vjeçar nga Sllovakia është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi tentoi që të kalonte armë dhe droge me makinë, drejt Greqisë.
Gjatë operacionit në dalje të Shqipërisë, është kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjeti që drejtohej nga shtetasi L. D., 35 vjeç, banues në Sllovaki.
Pas kontrollit në makinë dhe kontrollit fizik ndaj drejtuesit, policia kufitare gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, një mjet prerës thikë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 35 vjeç, banues në Sllovaki.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.