LESKOVEC- Gjendet i vetëvarur në kasollen e bagëtive nga familjarët V. Malushi 62 vjeç, nga fshati Leskovec i rrethit të Përmetit. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes.

Menjëherë janë lajmëruar nga të afërmit e viktimës uniformat blu të zonës. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar së në trupin e të ndjerit nuk ka asnjë shenjë dhune.

Sipas ekspertëve shkaku paraprak dyshohet të jetë një depresion i çastit.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)