Përmet, vrasësi i inspektorit
Naçi lihet në burg pa afat

Përmet, vrasësi i inspektorit <br />Naçi lihet në burg pa afat
PERMET - Gjykata e Përmetit, ka lënë në burg pa afat, Jetjon Veizaj 29 vjec i cili dyshohet, se ka vrarë Andi Naçin 28 vjec, në fillim të kësaj jave. Seanca gjyqësore, është zhvilluar me dyer të mbyllura ndërkohë që askush prej familjarëve të të ndjerit, nuk ka qenë prezent në sallën e gjyqit.

Séanca ka filluar në orën 11:00 të së premtes dhe ka zgjatur jo më shumë se 30 minuta. Kjo pasi provat e servirura nga ana e Prokurorisë së Përmetit, kanë qenë mëse të mjaftueshme, për të lënë në burg Veizajn. Prokurori i cështjes Asllan Bajramaj, ka lexuar brenda disa minutave, të gjitha argumentat shkresore të servirura nga Policia e Përmetit, të cilat mjaftonin që Veizaj, të qëndrojë pas hekurave të qelisë, në pritje për të dalë në gjyq.

Përgjatë gjithë zhvillimit të seancës gjyqësore, ajo që ka rënë në sy, ishte heshtja e të pandehurit i cili, nuk ka dashur të përgjigjet në asnjë moment apo të reagojë ndaj provave që serviri prokurori i cështjes. Ndërsa avokati i të pandehurit, Edmond Kore, i cili ishte vendosur mbrojtës ligjor prej gjykatës, ka qëndruar në pozita pritëse përgjatë minutave të seancës gjyqësore dhe në asnjë moment, nuk ka kundërshtuar provat e servirura nga organi i akuzës për ngjarjen. Provat e gjetura nga policia si pistoleta, thikat apo dhe të tjera prova fizike, kanë mjaftuar që Veizaj, të qëndrojë në paraburgim edhe nëse nuk faktohej po sot, nëse ai është realisht, autori i vrasjes së Andi Naçit

 Vetë avokati Kore, nuk ka kundërshtuar pretendimin e prokurorit të cështjes që Veizaj, të qëndrojë në burg deri në celjen e seancës gjyqësore, cka nënkupton se ai nuk do të apelojë këtë masë në shkallën e dytë të gjyqësorit. Mësohet se në seancat pyetësore të organizuara ditët e fundit në organin e akuzës, i pandehuri Veizi, nuk ka pranuar të dëshmojë apo të flasë për ngjarjen ku ai akuzohet se është vrasësi. Ndërkaq që në momentet e para të arrestimit, thëniet e tij kanë qenë tërësisht kontradiktore duke nisur qysh tek arsyetimi i sherrit politik, e deri tek forma e kërcënimit ndaj pasagjerëve që ndodheshin në bordin e autoveturës taksi, me pronar Robert Coka.

Andi Naçi punonte si inspektor në Agjencinë Rajonale të Mjedisit në Gjirokastër dhe ishte anëtar i PR. Ndërkohë që një pistë tjetër e hetimit, është ajo e një krimi me paramendim, pasi vetë veizaj, e ka kryer këtë krim, pasi viktima e tij, i kishte vendosur një gjobë në një zonë të shfrytëzimit të inerteve ku ai është pronar i truallit. Madje burime konfidenciale, pranojnë se vetë Veizaj, këtë gjobë e ka përjetuar mjaft keq aq sa kaloi në depression për disa kohë. Gjithësesi në seancën e sotme gjyqësore, nuk janë përmendur dëshmitë e taksistit dhe pasagjerit tjetër të mjetit cka hedh një hije dyshimi për shkaqet reale që cuan Veizajn, të qëllojë për vdekje Andi Naçin.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë