Përmeti do ketë ujë 24 orë, Rama: Nuk duhet të bëhej kaq vonë por këtë situatë trashëguam

Edi Rama ishte sot në rrethin e Gjirokastrës, ku vizitoi disa qendra kryesore. Rama u ndal fillimisht në Qendrën Historike të Gjirokastrës. Ai pa nga afër punimet restauruese të kalldrëmeve, ku do ruhet tipologjia midis gurëve të bardhë dhe gurëve gri, ndërsa në të njëjtën valë transformimi janë përfshirë edhe shtëpitë e vjetra karakteristike, si dhe bizneset buzë rrugicave ku po ndërhyhet.

Rama  deklaroi se të gjitha shtëpitë e vjetra jo vetëm të Gjirokastrës, por edhe të Beratit do t’i nënshtrohen projektit të restaurimit për t’u shndërruar më pas edhe në bujtina për vizitorët dhe turistët.

“Jemi duke strukturuar një program vetëm për shtëpitë e Gjirokastrës dhe të Beratit, si fillim për shtëpitë karakteristike, për të stimuluar që të rimerren dhe të kthehen në bujtina dhe aktivitetet fitimprurës në mënyrë që të ruhen, nga një anë duke e bërë zero taksën e tatim fitimit, ju e keni 5% tani dhe po ashtu për të krijuar një fond që të aplikohet me projekte. P.sh., unë dua ta kthej këtë në bujtinë, kam nevojë për një mbështetje financiare dhe po shohim mundësinë ta bëjmë të kombinuar me bankat dhe me buxhet në mënyrë që të jetë një lloj kredie me interesa shumë të ulëta dhe me afat të gjatë që të mund të përballohet me sukses,” u shpreh Kryeministri Rama.

Më pas kryeministri Rama u zhvendos në Përmet ku insektoi ujëlsjellësin e Përmetit, nga kur deklaroi se Përmeti do të furnizohet 24 orë me ujë. Ai tha se kjo nuk duhet të përbëntë lajm por kjo ishte situata që u tashëgua nga sistemi i mëparshëm qeverisës.

“Ajo që është e rëndësishme është që pas kaq shumë vitesh u arrit që të furnizohet me ujë gjithë ky qytet. Nuk duhet të ishte lajm, nuk duhet të ishte arsye për të ardhur dhe për të bërë vizitë qeveria këtu, por kjo ishte situata që trashëguam në këtë drejtim, jo vetëm këtu, por edhe në vende të tjera ku po bëjmë investime për të çuar ujin sepse, përveç të tjerash, duam të bëjmë turizëm në këtë zonë, apo në zona të tjera, kur ska ujë është minimale. Gjithsesi ky është momenti për t’i thënë qytetarëve të Përmetit dhe qytetarëve të gjithë Shqipërisë që zotimet ne i bëjmë realitet, jo gjithmonë aq shpejt sa duam sepse kjo varet nga mundësitë, por asnjëherë nuk i harrojmë dhe nëse ka zotime që ende nuk janë realizuar, kjo jo se i kemi harruar, por sepse na duhet të krijojmë  mundësi. Kjo është e gjitha dhe faleminderit për punën që keni bërë sepse keni bërë një punë shumë cilësore dhe shpresoj që dhe administrimi të jetë cilësor sepse nga administrimi varen shumë gjëra në cilësinë e këtyre investimeve”​, deklaroi Rama.

Rama vizitoi gjithashtu Kishën 500-vjeçare të restauruar në Kosinë të Përmetit.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nardi: 25/02/2019 02:28

    Pse genjen o zoti kryeminister Pse nuk nae zgjidhe ket punen e ujet tash 6 vjet qe je ne pushtet , por vec kur keni zgjedhje ste leni gje pa premtu pa perjashtim partish nje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën