Përgatitjet për zgjedhjet/ Përmeti: PD po shkon në përplasje mes anëtarëve! PS po bën cirk! Derë e hapur bashkëpunimi me partitë e reja

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti e sheh me skepticizëm përgatitjen për fushatë të dy partive të mëdha PD-PS, duke theksuar se "Bindja Demokratike" ka një vizion ndryshe nga këto forca politike për zgjedhjet e ardhshme. "Cirk" e ka përkufizuar Përmeti takimin e djeshëm të grupit parlamentar të PS, ku dolën emrat e drejtuesve të rinj në qarqe, ndërsa sipas tij PD-ja po shkon një konflikt të fortë mes anëtarëve të saj.

"I shoh me skepticizëm se opozita, më vjen keq ta them se aty jam rritur, shoh shumë njerëz që shkruajnë në Facebook, janë jashtë liste, janë në konflikt të fortë me anëtarëve dhe kjo sjell dëm politik. Shoh me më shumë trishtim PS-së, dje sikur po shihja një cirk, se të thuash unë nuk kam bërë mjaftueshëm në 7 vite dhe do bëj më mirë, dhe vjen me Ilir Beqajn dhe emrat e tjerë, më duket o shaka ose një aksion në grahmat e fundit të një partie", tha Përmeti në intervistën e dhënë për gazetaren e Report Tv, Klesiana Omeri.

Sinqeritetin dhe qëndrimin e njëjtë që ka mbajtur që në fillesat e saj, Përmeti i cilëson si kartën më të fortë të "Bindjes Demokratike" për zgjedhjet e ardhshme, teksa e quan si sukses hapjen e listave, kërkesë e padiskutueshme e opozitës së re.

"Karta më e fortë është koherenca që kemi krijuar që në ditën e parë, ne e kemi treguar se nuk rrëzohet qeveria pa hyrë në zgjedhje, na sulmuan dhe në fund PD erdhi u ul në tavolinë me Damian Gjiknurin dhe do futet në zgjedhje. Jemi treguar të sinqertë, kemi treguar vizionin tonë. Ka ardhur koha që t'i largojmë të trija palët. Një fitore është hapja e listave, që përveç partisë të zgjedhin deputetin. Kjo hap një fushë të re beteje, parti të reja, por edhe individë që mendojnë që me vota të shpallen fitues. Shpresojmë që të ketë rezultat pozitiv, që këto lëvizje të kenë projekte reale që mund të ketë një impakt në politikën shqiptare", tha Përmeti, i cili shprehet optimist për mundësinë e marrjes së një mandati të dytë.

"Mundësitë janë reale, treguam se këtij parlamenti mund t'i japim shumë. Beteja elektorale nuk është sa presim, por vlerësimi i punës sonë në elektoral. Ne kemi një tjetër betejë, depolitizimi i administratës, që vlerësimi i qytetarëve tanë që vijë me votë që numërohet dhe jo të vjedhur nga komisionerët e partive të mëdha", tha ai.

Lidhur me partinë e re që po flitet se do të krijohet, pjesë e së cilës është dhe Rudina Hajdari, Përmeti nuk e përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi.

"Sot ekziston vetëm "Bindja",  juridikisht nuk ka parti të re, kur të krijohet dhe shpresoj të ndodh sa më shpesh, do shohim mundësinë për një formë bashkëpunimi, sigurisht duket parë një platformë konkrete, mbi qëllime dhe programe konkrete e secilës parti", shtoi Përmeti.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 02/09/2020 13:46

    Efiton se nuk ka opozitë. Me vajzën e Azem Hajdarit që shkatërroi Shqipërinë? E kam pare vete me sytë e mi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë