Në Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) numri i biznesve të vogla të regjistruara u rrit me 40% gjatë vitit 2014 krahasuar me vitin 2013.
Sipas të dhënave zyrtare, regjistrimi i bizneseve te vogla, ka shënuar rritje jo vetëm për qarkun e Tiranës, por edhe në rrethe të tjera të vendit.
Ekspertët shprehen se, përmirësimi i klimës së biznesit dhe krijimi i lehtësirave ka sjellë një trend në rritje të regjistrimit të bizneseve të reja gjatë kësajë periudhe krahasuar me vitet paraardhëse.
Regjistrimi i bizneseve pranë QKR mund të bëhet brenda 24 orëve vetëm duke plotësuar një formular vlera e të cilit është 100 lekë. /atsh/












