Qeveria ka prezantuar aplikacionin e ri "Përmirëso Qytetit”, ku tashmë qytetarët do të mund t'i kërkojnë bashkive të rregullojnë një pustë, një rrugë apo çdo gjë tjetër që ata shikojnë në zonën e tyre.
Në prezantimin e këtij aplikacioni ishin të pranishëm kryebashkiakët e djathtë por edhe ata të majtë.
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka pranuar se shërbimet ndaj qytetarëve deri tani kanë qenë të dobëta.
"Ne nuk kemi asnjë mundësie për të zgjidhur edhe problemin më vogël, qoftë edhe për një pusetë në qytet, apo një kanal të bllokuar në fshat, sepse mundësitë financiare janë zero", u shpreh Kapllanaj.
Në këtë takim nuk munguan as përplasjet mes kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj dhe Peleshit.
"Është zgjedhja juaj ta përdorni marrëdhënien tuaj me qytetarët si ta dëshironi, ta bëni politike apo praktike. Pra, të fokusoheni të problemet e qytetarëve pa i ndarë ata majtas-djathtas, apo të bëheni zëri politik i një pjese të majtë apo të djathtë të qytetarëve", theksoi Peleshi.
Përveçse raportimeve që do t'ju vijnë nga qytetarët, në aplikacionin e ri do të shikohet sa bashkitë janë të aftë për të rregulluar problemet. Në këtë aplikacion qytetarët do të mund të votojnë edhe për punën e kryebashkiakut të tyre.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
Reduktojmë burokracitë në shërbim">