TIRANE - Rritja e temperaturave e ditëve të fundit ka ndikuar në përmirësimin e situatës së rrugëve duke bërë të mundur që një pjesë e madhe e tyre të jenë të kalueshme dhe pa probleme.
 
Megjithatë Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH)  i bën apel drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes në disa rrugë ku ka prani të ngricave. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor janë duke ndjekur situatën e akseve rrugore pas reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit dhe ngricat e formuara për shkak të temperaturave të ulëta. Situata paraqitet e përmirësuar, por disa akse në disa nga qarqet në vend vazhdojnë të paraqesin problematikë në kalueshmëri për shkak të ngricave.
 
“ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to”, thuhet në njoftimin zyrtar të ARRSH.
 
Bëhet me dije se deri në orën 10:30 situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë: 

Tiranë 
Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset e ketij Qarku.
Qarkullimi kryhet pa zinxhire, por rekomandohet kujdes ne vendet qe nuk i ze dielli, per shkak te ngricave.

Durrës
Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku.
Te behet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik ne akset e ketij qarku.

Elbasan
Aksi Librazhd-Stebleve eshte i hapur.
Qarkullimi eshte normal ne aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thane.
Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne segmentin Lunik –Stebleve . 
Qarkullimi behet me veshtiresi ne Shelcan, pjese e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rreshqitja e rruges.
Ne akset e tjera te behet kujdes nga ngricat ne rruge gjate oreve te para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes.

Berat
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e ketij qarku.
Te behet kujdes ne segmentet rrugore ku punohet.
Rekomandohet te qarkullohet me kujdes, per shkak te ngricave nga temperaturat e uleta te nates dhe oreve te para te mengjesit.

Vlorë
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset. Por ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes, te behet kujdes nga ngricat.

Gjirokastër
Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku.
Rekomandohet ecja e kujdesshme , sidomos ne oret e para te mengjesit, pasi me uljen e temperaturave mund te formohen ngrica ne rruge.

Korçë
Te kihet kujdes gjate oreve te para mengjesit dhe ne oret e mbremjes, sepse per shkak te temperaturave te ulta mund te kete zona me ngrica. Eshte kryer kriposja e te gjitha akseve Situata eshte normale. Gatishmeria eshte e plote. Kalueshmeria pa problem.
Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e qarkut te Korçes. Nga temperaturat e uleta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet qe mjetet qarkullojne me kujdes ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes.

Kukës
Jane sperkatur me kripe segmentet ku ka patur prani ngricash nga temperaturat e uleta . 
Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne segmentin K.Domaj – Draj Reç, per shkak te temperaturave te uleta dhe ngricave ne rruge.
Qarkullimi ne Rrugen e kombit kryhet normalisht .

Dibër
Eshte bere kriposja ne disa nga akset e ketij Qarku ku ka patur ngrica nga temperaturat e uleta te nates si: Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi – Qafe Draj, Qafe Bualli – Kraste. 
Qarkullimi kryhet me zinxhire ne segmentin Q.Klenje - Klenje, Zall Dardhe - Qafe Draj. Rekomandohet kalimi me zinxhire edhe ne segmentet Qafe Bualli – Kraste dhe U. e Qytezes – Zerqan.

Shkodër
Ne aksin Mes – Prekal ka ndodhur nje rreshqitje e skarpates ne fshatin OmarajKa perfunduar puna per hapjen e rruges dhe largimin e gureve dhe masivit te dherave nga rruga. Tani aksi qarkullohet normalisht.
Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset e tjera.
Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e ketij Qarku. Te behet kujdes nga ngricat ne oret e para te dites dhe ne oret e mbremjes.

Fier
Nuk ka probleme për qarkullimin. 
Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të madh të makinave në superstradën Fier - Lushnje

Lezhë
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku.
Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë.
Të bëhet kujdes në orët e mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes, pasi ulja e temperaturave shkakton ngrica në segmente të caktuara.

Redaksia Online
(F.M/Shqiptarja.com)