Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën një person, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i pandemisë në 2.203.

Ndërkohë që janë identifikuar 153 raste të reja, duke bërë që numri i tyre I përgjithshëm të shkojë në 106.345.

Rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 29 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 6 raste, Skenderaj 6 raste, Pejë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Drenas 4 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kaçanik, Mamushë dhe Novobërdë.

Numri i të shëruarve në Kosovë vijon të jetë më i lartë në krahasim me numrin e të infektuarve duke konfirmuar edhe njëherë faktin se situata epidemiologjike është e qëndrueshme.

Autoritete shëndetësore kërkojnë nga qytetarët të tregojnë vigjilencë dhe të respektojnë siç duhet masat anti-Covid.