Përmirësohet ndjeshëm situata epidemiologjike në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 321 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 62.009 numrin e rasteve që nga fillimi i pandemisë.
“Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Duke bërë që të arrijë në 1.520 numri i viktimave nga fillimi i pandemisë. Në vend janë ende 6.721 raste aktive.
66-vjeçari nga Prishtina është viktima e vetme nga COVID e 24 orëve të fundit në Kosovë