Përmirëson shëndetin e trurit dhe forcon kockat, 6 përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çajit jeshil

Përmirëson shëndetin e trurit dhe forcon kockat, 6 përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çajit jeshil

Çaji jeshil

Çaji jeshil jo vetëm që është një zgjedhje e duhur për konsum të përditshëm, por është gjithashtu një burim i pasur lëndësh ushqyese dhe antioksidantësh të rëndësishëm për organizmin tonë.

Çaji jeshil ka veti antioksiduese
Gjethet e saj përmbajnë një përqendrim të lartë të flavonoideve, të njohura si katekina, të cilat kanë veti antioksiduese. Në veçanti, çaji jeshil është jashtëzakonisht i pasur me EGCG, një substancë që ofron përfitime anti-inflamatore.

Parandalon disa sëmundje
Çaji jeshil ka aftësinë për të ulur nivelet e kolesterolit, gjë që ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Sipas një studimi, njerëzit që konsumojnë dy deri në katër filxhanë çaj jeshil në ditë kanë një rrezik 24% më të ulët për të pasur një goditje në tru. Përveç kësaj, flavonoidet që përmban çaji jeshil ofrojnë mbrojtje për zemrën.

Përmirëson shëndetin e trurit
Një studim i kryer me të rriturit e moshuar tregoi se pjesëmarrësit që konsumonin rregullisht çaj jeshil kishin një rrezik 64% më të ulët për të përjetuar humbje të kujtesës ose probleme të përqendrimit.

Forcon kockat
Konsumimi i tij duket se ofron mbrojtje edhe kundër osteoporozës. Sipas hulumutimeve, polifenolet që ai përmban mund të ndihmojnë në foecimin e kockave, gjë që është veçanërisht e rëndësishme ndërsa plakemi.

Redukton nivelet e sheqerit
Ky çaj ndihmon në përmirësimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe ndjeshmërisë ndaj insulinës, me kusht që të mos konsumohet me ëmbëlsues.

Ju bën më energjik
Një filxhan çaj jeshil përmban rreth 30 ml kafeinë, që është më pak se ajo e kafesë. Kjo do të thotë se mund t’ju sigurojë energjinë e nevojshme gjatë ditës, pa ndikuar në gjumin tuaj gjatë natës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut