Përndiqte të miturën 11-vjeçare, në
pranga pedofili ish-mësues në Vlorë

Përndiqte të miturën 11-vjeçare, në<br />pranga pedofili ish-mësues në Vlorë
TIRANË - Një ish- mësues në pension u arrestua nga policia e komisariatit nr.4 në kryeqytet me ngacmimit seksual dhe kryerjes së veprimeve të turpshme me të mitura.

Sipas policisë Kozma Buzo 71 vjeç me profesion mësues në pension, u arrestua në flagrancë, në rrugën Sadik Petrela, pasi dyshohet se për një periudhë dy mujore ka përndjekur një vajzë të mitur 11 vjeçe.

Sipas policisë përndjekja, është bërë nga shkolla në shtëpi, ndërsa mësuesi ka kryer sipas hetuesve edhe veprime të turpshme me të miturën. Fqinjë të Buzos, në rrugën Sadik Petrela, shprehen të habitur për veprimet e këtij të fundit, ndërsa thonë se nuk kanë dijeni për histori të tilla për këtë person.

Në prani të një psikologu, vajza iu tha hetuesve se i moshuari e përndiqte nga shkolla deri në shtëpi, duke e shoqëruar në autobus, apo duke kryer me të veprime të turpshme.

Policia pas marrjes së kallëzimit të nxënëses 11 vjeçare, mbërriti në banesën e të moshuarit 71 vjeçar duke e arrestuar atë me akuzën e përndjekjes dhe të kryerjes së veprave të turpshme me akuzën e përndjekjes dhe të kryerjes së veprimeve të turpshme me të mitura.

arrestohet mesuesi

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

DASH e shpalli ‘Non Grata’ Berishën, 65% e shqiptarëve e mendojnë të drejtë vendimin amerikan

DASH e shpalli ‘Non Grata’ Berishën, 65% e shqiptarëve e mendojnë të drejtë vendimin amerikan