Një 35-vjeçari është vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi u kallëzua nga 4 të mitura, të cilat i përndiqte prej më shumë së tre muajsh.
Katër nxënëse të një shkolle 9-vjeçare në Shkodër kanë kallëzuar në polici një 35-vjeçar, i cili i përndiqte vajzat prej 3 muajsh dhe iu dërgonte përmes rrjeteve sociale, foto dhe video intime me përmbajtje të papërshtatshme.
Për pasojë iu vunë prangat 35-vjeçarit me iniciale E.Z, banues në Shkodër.
Ndërkohë që vijojnë hetimet, për verifikimin e plotë të këtyre kallëzimeve materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Femije te shkolles 9 vjeçare me profile në rrjetet sociale? Çmenduri, prindërit duhet t'i edukojnë dhe mos lejojnë
Përgjigju