Gardisti Florjan Isaku u denoncua pas përndjekjes në mënyrë të vazhdueshme duke rënë në prangat e policisë në mesnatë.
Sipas Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Kontrollit në Ministrinë e Brendshme Florjan Isaku ishte efektiv i rolit bazë në Gardë, me detyrë trup shërbimi.
Ja njoftimi i policise
SHÇBA, pranë MPB ka arrestuar në mesnatë një efektiv të Gardës së Republikës.
Gardisti Florjan Isaku u ndalua për veprën penale të "Kanosjes" dhe "Përndjekjes" së shtetases E.R. nga Tirana, në mënyrë të vazhdueshme (parashikuar nga neni 121 dhe 84 të Kodit Penal).
Isaku ishte efektiv i rolit bazë në Gardë, me detyrë trup shërbimi.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)