Përparim në përpjekjet për gjetjen e një trajtimi për Covid-19

Përparim në përpjekjet për gjetjen e një trajtimi për Covid-19

Shkencëtarët në të gjithë botën janë në kërkim të një vaksine që i mbron njerëzit nga koronavirusi. Të tjerët po punojnë në gjetjen e një trajtimi për virusin derisa të jetë në dispozicion një vaksinë. Studiuesit në Suedi janë optimistë për punën e tyre për një trajtim që mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes, të lehtësojë simptomat dhe të shpëtojë jetë.

'Tyson' mund të bëhet lama më e famshme në botë. Studiuesit e Institutit Karolinska në Stokholm e kanë imunizuar atë me proteina të koronavirusit dhe antitrupa të izoluar të vegjël, të njohur si nanotrupa, në gjakun e tij. Antitrupat janë proteina që prodhohen nga sistemi imunitar i njeriut kur ai ndjen se trupi është infektuar me një virus ose një organ tjetër të huaj. Proteinat pastaj përpiqen ta vrasin atë.

Nanotrupat janë shumë më të vegjël sesa antitrupat që prodhojnë njerëzit. Nanotrupat ngjiten në të njëjtën pjesë të virusit, ku ngjiten edhe antitrupat e njeriut. Gerald McInerney është një nga shkencëtarët që po punon në këtë projekt. “Këto janë antitrupat që kemi marrë nga qelizat e gjakut të lamës, dhe ne mund të shohim se ato janë të ngjitura në sipërfaqe, saktësisht në pikën që proteina virale duhet të futet në qeliza. Dhe kështu kjo na jep një kuptim strukturor se si funksionojnë këto antitrupa për të ndalur infeksionin”, thotë ai.

McInerney thotë se rezultatet do të publikohen brenda disa muajve. Kjo përpjekje mund të çojë në prodhimin e një ilaçi që mund të ndihmojë në uljen e sasisë së virusit në gjakun e një pacienti ndërsa sistemi imunitar zhvillon përgjigjen e tij ndaj infeksionit. “Të gjitha provat sugjerojnë se do të funksiononte shumë mirë te njerëzit, por është një sistem shumë i ndërlikuar, kështu që ne mezi presim që t’i fillojmë ato eksperimente”, thotë McInerney.

Mund të duhen vite për prodhimin e një vaksine, për këtë arsye shkencëtarët në Institutin Karolinska janë përqëndruar në gjetjen e një mënyre për trajtimin e koronavirusit. Kjo do të ndihmonte në ndalimin e pandemisë ndërsa vazhdojnë përpjekjet për prodhimin e një vaksine që ofron imunitet afatgjatë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin