Një video e publikuar në internet tregon momentin kur një 24-vjeçar dërgon SMS me telefon ndërsa qëndron në dritaren e makinës së aksidentuar Laborghini, ku përplasi tre vete dhe la njërin të vdekur.

Ëiyang Lautner u shoqërua në polici pas kasidnetit dhe raportohet se ai humbi kontrollin e supermakinës ndërsa po bënte gara me një Ferrari në Java të Indonezisë.

Ai përplasi për vdekje një 51-vjeçar, të cilin e tërhoqi zvarrë për disa metra.

Një dëshmitarë e filmoi atë pak sekonda pas përplasjes ku shfaqet duke shkruar SMS dhe duke folur në telefon, ndërsa përpiqej të dilte nga makina.