Në aksident në të cilin janë përfshirë 2 automjete është shënuar mëngjesin e kësaj të premte në aksin nacional Korçë-Pogradec.
Sipas informacioneve për Report Tv, si pasojë e përplasjes mes dy makinave është lënduar lehtë vetëm 1 person, i cili është transportuar në spital për verifikim dhe marrjen e shërbimit të nevojshëm shëndetësor.
Policia e cila ndodhet në vendngjarje po angazhohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të shënuar në afërsi të fshatit Zërvaskë.
Si pasojë e kësaj përplasje, trafiku është rënduar në këtë aks.