Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Symizë të Maliqit. Tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët po dërgohen me urgjencë drejt spitalit të Korçës.

Nuk dihen ende rrethanat, policia sapo mbërriti në vendin e ngjarjes.