‘Benzi’ përplas të rinjtë që po shtynin makinën në aksin Sarandë-Ksamil! Vdes 15-vjeçari, tjetri në spital

Sarande - Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, 8 shkurt, në rrugën Sarandë-Ksamil, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën. Policia bën me dije se një makinë tip “Benz” që drejtohej nga një 20 vjeçar, është përplasur me një makinë tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi 24 vjeçar, dhe 3 shtetas të tjerë.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej 3 shtetasve, që po ndihmonin drejtuesin e automjetit “Lancia”, konkretisht shtetasi i mitur E. Ç., 15 vjeç, së bashku me drejtuesin shtetasin D. Ç, janë dëmtuar dhe u ndërguan në spital. Fatkeqësisht, 15-vjeçari E.Çaushi nuk u mbijetoi dot plagëve. 

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Drejtuesi i makinës Benz është identifikuar si E.A 20 vjeç 

Drejtuesi i makinës Lancia, është identifikuar si D.Ç, 24 vjeç 

 

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA

Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA