Përplasen dy “Benz”-a afër spitalit të Kukësit, katër të plagosur (Foto+Video)

Kukës- Një aksident me katër persona të lënduar ka ndodhur sot pranë qytetit të Kukësit. Dy automjete tip “Benz” dhe “Benz ML” janë përplasur në afërsi të spitalit të qytetit dhe për pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i benzit dhe pasagjeri i tij si dhe dy pasagjerë që udhëtonin me mjetin “Benz ML”. Siç duket edhe në pamjet e siguruara prej Report TV, njëri nga mjetet e përfshira në aksidet është përplasur edhe me një pemë.

Policia e Kukësit ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


Informacion paraprak
Më datë 09.10.2018, në hyrje të spitalit, Kukës, janë përplasur dy mjete, mjeti tip "Benz ML", me drejtues shtetasin B.K., 26 vjeç, me mjetin "Benz" me drejtues shtetasin A.S., 24 vjeç. 

Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit shtetasi A.S., dhe pasagjeri F.L., banues në Kukës, si dhe dy pasagjeret e mjetit tjetër, shtetaset T.T., rreth 68 vjeçe dhe R.K., rreth 70 vjeçe, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje ku po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?